Bruçaj në Pukë: Islami është fe e paqes

  • 29 March 2016 - 18:06
Bruçaj në Pukë: Islami është fe e paqes

Kreu i Komunitetit Mysliman Skënder Bruçaj zhvilloi një vizitë edhe në myftininë e Pukës ku i kërkoi myftiut Gëzim Kopani vijimin e bashkëjetesës ndër-fetare, model në këtë zone.

Aktet e fundit terroriste në Bruksel dhe Turqi e kanë shtyrë Bruçajn të nisë një sërë takimesh në gjithë vendin, ku u shpërndan besimtarëve mesazhin se akte të tilla nuk kanë të bëjnë aspak me Islamin.

“Është fatkeqësi shumë e madhe për ata njerëz dritëshkurtër që mundohen ndonjëherë të justifikojnë veprimet e tyre të errëta, gjoja sikur kanë një motivim fetar. Nga Puka ju bëj me dije dhe një herë se feja Islame është feja e paqes, feja e qetësisë shpirtërore. Mjafton që ne të gjithë të ndjekim moralin shembullor të profetit Muhamed, simbol i paqes dhe nxitjes së mirësisë mes njerëzve”, tha Bruçaj në fjalën e mbajtur.

(Kosova Sot)