Shukri Buja në vend të Azem Sylës në Kuvend

  • 28 April 2016 - 21:46
Shukri Buja në vend të Azem Sylës në Kuvend

 Shukri Buja ish- kryetar i Lipjanit  do të jetë deputeti i Kuvendit të Kosovës, pas dorëheqjes së Azem Sylës nga mandati i tij si deputet.

Sipas rezultateve zyrtare në KQZ, mandati i deputeti duhet të kalojë te Shukri Buja, i cili ka garuar me numrin 80 dhe ka marrë 8,224 vota, Më 30 dhjetor të 2015-s ai është dënuar me 4 muaj burgim me kush dhe 2000 euro gjobë, pasi nuk kishte deklaruar pasurinë.

Azem Syla, në anën tjetër, ka dhënë dorëheqje pasi po hetohet si udhëheqës i një grupi të krimit të organizuar në lidhje me shpronësimin e disa pronave.

Buja ka qenë komandant i Zonës Operative të Nerodimës gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e pas luftës ai ka qenë anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së. Në vitin 2007 ai ka garuar për kryetar të Lipjanit nga radhët e PDK-së, duke fituar dhe duke e mbajtur këtë mandate deri në vitin 2013, kur pas zgjedhjeve lokale e ka humbur garën përball Imri Ahmetit të LDK-së.

(Kosova Sot)