600 kilogram monedha romake zbulohen në një qytet të Spanjës (Foto)

  • 29 April 2016 - 09:52
600 kilogram monedha romake zbulohen në një qytet të Spanjës (Foto)

Punëtorët e ndërtimit kanë gjetur 600 kilogram monedha të lashta romake, gjatë kryerjes së punëve rutinore në tubacionet e ujit në jug të Spanjës, kanë thënë zyrtarët lokalë të enjten.

"Është një koleksion unik dhe ka shumë pak raste të ngjashme," ka thënë në një konferencë shtypi, Ana Navarro, shefe e Muzeut Arkeologjikë të Seviljes, shkruan AFP, transmeton Indeksonline.

Monedhat bronzi janë gjetur të mërkurën brenda në një qytet të lasht Romakë, që daton në fund të shekujve të tretë dhe të katërt. Monedhat kanë qenë në një lloj kavanozi, në qytetin e Tomares pranë Seviljes. 

Image

(Kosova Sot)