Disa të vdekur pas rrëzimit të helikopterit në Norvegji

  • 29 April 2016 - 15:32
Disa të vdekur pas rrëzimit të helikopterit në Norvegji

Disa njerëz janë gjetur të vdekur, pasi një helikopter u rrëzua në perëndim të qytetit norvegjez të Bergenit  me 13 persona në bord, njoftojnë mediat lokale.

Helikopteri ishte totalisht i shkatërruar, raporton BBC, përcjellë Klan Kosova.

Fluturakja ishte duke fluturuar nga fusha e naftës Gullfaks në Bergen.

Qyteti perëndimor është një qendrat e industrisë së naftës dhe gazit në Detin e Veriut.

(Kosova Sot)