Vaksina me vlerë 100 mijë euro të bllokuara në Doganë se Ministria s’kreu obligimet

  • 30 April 2016 - 22:55
Vaksina me vlerë 100 mijë euro të bllokuara në Doganë se Ministria s’kreu obligimet

Derisa fëmijët e moshës mbi 8 vjeç duhet të kthehen pa u vaksinuar, vaksinat po qëndrojnë tash e sa ditë në depo të terminalit doganor.

Vaksina TD për difteri e tetanos, të cilën sipas kalendarit, parashihet ta marrin fëmijët deri në moshën 13 vjeçare, ndonëse ka arritur në Kosovë, ministria nuk kreu obligimet doganore, për ta lënë atë tash e disa ditë në terminal e në kushte jo të përshtatshme.

Zyrtarë të OBSH’së thonë se është e patjetërsueshme që të respektohet zinxhiri i ftohtë, ndërsa përgjegjëse është edhe ministria. Mjekët tregojnë se këto lloj vaksinash janë shumë të rëndësishme për shëndetin e fëmijëve.

Ato parandalojnë shumë sëmundje që në vende të ndryshme të botës janë endemi.

Për zhdoganim në terminal po presin rreth 7800 copë vaksina të tetanosit e difterisë me nga 10 doza, ndërkaq janë 9240 copë vaksina të polioz me nga 5 doza.

(Kosova Sot)