Mbeturinat para Komunës së Ferizajt, rrezik dhe pasiguri nga qentë endacakë

  • 30 April 2016 - 23:28
Mbeturinat para Komunës së Ferizajt, rrezik dhe pasiguri nga qentë endacakë

Rrjeti i OJQ-ve ''Avonet'', shpreh shqetësimin për gjendjen e mos menaxhimit të mbeturinave në qytetin e Ferizajt, një gjendje që kjo organizatë e ka parë në afërsi të objektit Komunës së Ferizajt në mëngjesin e sotëm.

“Kjo gjendje jo që humb imazhin e qytetit dhe krijon pasiguri nga qentë endacakë, po rrezikon të shfaqë epidemi nga mbeturina e grumbulluar e gjithashtu rrezikojnë shëndetin e qytetarëve, e veçanti fëmijëve”, thuhet në reagimin e këtij rrjeti.

Avonet konsideron se ky pos që është keq menaxhim i mbeturinave po ashtu e vlerëson si rrezik për shëndetin e njeriut.

“Avonet, kërkon nga kryetari i Komunës së Ferizaj Muharrem Sfarqa që të ushtrojë presion tek kompania e ‘Pastërtia’ që të menaxhojë dhe ridizajnojë strategji për shtuar aktivitete në marrjen e mbeturinave”, thuhet në reagimin e OJQ ''Avonet''.

(Kosova Sot)