Skandali i firmave të karburantit, Bojaxhi: Jam i hapur për bashkëpunim

  • 01 May 2016 - 21:05
Skandali i firmave të karburantit, Bojaxhi: Jam i hapur për bashkëpunim

Ka reaguar Gjergji Bojaxhi në lidhje me hetimin policor i cili ekspozon një skemë gjigante mashtrimi të firmave kryesore të import-eksportit të karburanteve në vend.

Bojaxhi, nga burime policore thuhet se është nën hetim për transferta të dyshimta në “offshore”.

Ai shprehet se kompania ku ai punon si administrator, është tatimpaguese e rregullt dhe nuk ka qenë kurrë pjesë e ndonjë afere apo abuzimi me ligjet fiskale. 

“Si shtetas amerikan kam detyrimin e deklarimit vjetor të të ardhurave të mia edhe në Shtetet e Bashkuara. Ligjet atje, kërkojnë që shteti amerikan të vihet në dijeni jo vetëm për të gjitha të ardhurat, por edhe për llogaritë e mia kudo që gjenden ato si edhe të kompanisë që unë drejtoj”, thotë Bojaxhi.

Gjergji Bojaxhi sqaron se as ai dhe as kompania të cilën drejton nuk kanë shkelur ligjin dhe se është i hapur për bashkëpunim.

“Jemi të gatshëm të ndajmë me të gjitha organet ligjzbatuese shqiptare e amerikane të gjitha informacionet dhe dokumentacionin që disponojmë”, shprehet Gjergj Bojaxhi.

(Kosova Sot)