Aeroplani i planifikuar të ateronte në Prishtinë, ulet në Tiranë

  • 02 May 2016 - 23:26
Aeroplani i planifikuar të ateronte në Prishtinë, ulet në Tiranë

Aksidenti i ndodhur në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari” ku aeroplani i Turkish Airlines doli nga pista, vazhdon ta mbajë të mbyllur këtë aeroport për fluturime dhe aterime të tjera.

Kësisoj edhe aterimi i aeroplanit të “Jeta Air Fly” nga Brukseli që planifikohej të kryhej në Aeroportin “Adem Jashari” në orën 21:10 është detyruar të aterojë në Aeroportin Rinas në Tiranë, raportojnë mediat.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e aeroportit “Adem Jashari”, Valentina Gara.

“Për shkak se aeroporti qëndron i mbyllur akoma, fluturimi nga Brukseli është divertuar në Tiranë. Udhëtarët do të transportohen nga atje për në Prishtinë dhe anasjelltas me autobusë”, ka thënë Gara.

Aterimi i radhës është planifikuar të jetë ai i orës 23:50 që vjen nga Zurich.

(Kosova Sot)