10 ushtarë zviceranë, të dyshuar për xhihadizëm

  • 03 May 2016 - 18:36
10 ushtarë zviceranë, të dyshuar për xhihadizëm

Gjatë vitit 2015 në radhët e Forcave të Armatosura të Zvicrës janë identifikuar dhjetë raste personash të dyshuar për prirjet e tyre xhihadiste ose të ekstremizmit islamik. Një vit më parë kanë qenë vetëm katër raste të tilla gjë që tregon një rritje shqetësuese.

Qendra Profesionale për ekstremizmin që vepron brenda ushtrisë e cila ka publikuar këto shifra konsideron se bëhet fjalë për indikacione për radikalizim të mundshëm, që dalin nga postimet në rrjetet sociale. Ndërkaq, në asnjë rast konkret nuk kemi pasur të bëjmë me veprime të dhunshme ose ngjarje të tjera që do të rrezikonin sigurinë.

Megjithatë, njoftimet për rastet më relevante i janë drejtuar policisë.

Gjithsej qendra profesionale në fjalë ka regjistruar gjatë vitit të kaluar 34 raste të dyshimta. 16 prej tyre kanë të bëjnë me ekstremizmin e djathtë, dy me atë të majtë, e të tjerat me ekstremizmin islamik.

(Kosova Sot)