Turqia i heq vizat për qytetarët e BE-së

  • 03 May 2016 - 19:28
Turqia i heq vizat për qytetarët e BE-së
Qeveria turke nxori sot dekretin që u lejon qytetarëve të 28 vendeve të Bashkimit Evropian që të hyjnë në Turqi pa viza.

“Me këtë dekret Turqia ka plotësuar një tjetër kriter mjaft të rëndësishëm të procedurës për liberalizimin e vizave”, deklaroi zëdhënësi i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas.

”Ishin 11 vende që Turqia nuk i njihte dhe me këtë veprim ajo i pranon aktualisht pa viza qytetarët e këtyre vendeve. Mes tyre ishte edhe Qiproja. Besoj se kjo është e rëndësishme të nënvizohet”, theksoi ai.

(Kosova Sot)