600 mijë euro u "dogjën", Klinika mbeti në mëshirë të fatit

  • 04 May 2016 - 07:56
600 mijë euro u

Ndonëse njihet për sukseset në intervenime të ndryshme kirurgjike, madje edhe të avancuara, siç ishte rasti i fundit riplantimi i gishtit të një pacienti, operacion që është kryer për herë të parë, Klinika e Kirurgjisë Plastike po vazhdon të diskriminohet pothuajse nga të gjitha menaxhmentet e Qendrës Klinike Universitare,por edhe ministrat e deritanishëm, duke mos treguar zotësi ne arritjen e një ambienti të përshtatshëm, ku stafi i kësaj klinike do të mund të ushtronin punën e tyre si duhetm,shkruan gazeta Kosova Sot. 

Klinika në fjalë që nga paslufta e këtej është e vendosur në katin e katërt të Klinikës së Kirurgjisë, duke shfrytëzuar kështu ambientet e dy klinikave të tjera, ndërsa shpesh shfrytëzimi i kësaj hapësire ka përfunduar edhe me ngatërresa me klinikat e tjera. Drejtori i kësaj klinike, njëherësh edhe njëri nga themeluesit e saj, Dr. Hysni Arifi, ka bërë të ditur për kushtet në të cilat punohet në këtë klinikë dhe kërkesat e njëpasnjëshme që ka bërë vetë ai, për t'ia mundësuar një vendqëndrim të përhershëm, sikurse e kanë edhe klinikat e tjera. "Edhe Kirurgjia Plastike përballet me probleme me të cilat përballet edhe shëndetësia në përgjithësi,por Kirurgjia Plastike ndoshta përballet edhe me probleme të tjera, të cilat mund të themi se nuk po i kushtohet vëmendje e duhur, si qendër referentë që është", ka theksuar ndër të tjera ai.

Vetëm premtime nga menaxhmenti

Arifi ka shpjeguar se vazhdimisht janë përballur me probleme hapësinore të sallës, me probleme të qendrës për djegie, ku me vite të tëra ka pasur premtime se do të realizohet diçka. "Tani klinika po shfrytëzon hapësirën e Klinikës së ORL-së dhe asaj të Oftalmologjisë. Në njëfarë forme thonë se jemi uzurpatorë qiraxhinj, ndërsa edhe në pjesën tjetër kemi edhe probleme me shërbime të tjera", ka bërë të ditur drejtori. I gjithë ky problem, sipas tij, ka rrjedhur pasi Klinika e Kirurgjisë Plastike është aktivizuar pas luftës, përkundër përpjekjeve të vogla që kanë pasur stafi i para luftës...(Më gjërësisht mund të lexoni sot në Gazetën Kosova Sot) 

(Kosova Sot)