Mogherini viziton sot Kosovën

  • 05 May 2016 - 09:46
Mogherini viziton sot Kosovën

Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, do të qëndrojë sot në Prishtinë.

Ajo pritet të iu drejtohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës në një seancë solemne nga ora 16:00.

Vizita e saj vjen një ditë pasi Komisioni Evropian i ka propozuar Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Evropian heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

(Kosova Sot)