Avramopolus flet për të drejtat e qytetarëve që do të lëvizin pa viza

  • 05 May 2016 - 15:36
Avramopolus flet për të drejtat e qytetarëve që do të lëvizin pa viza

Komisionari Dimitris Avramopolus në konferencën e sotme në Prishtinë ka përmendur edhe njëherë të drejtat dhe obligimet që duhet të kenë qytetarët e Kosovës për të lëvizur lirshëm. Ai ka thënë se autoritetet kosovare janë të obliguar që të zhvillojnë një kampanjë për t’ia sqaruar qytetarëve të drejta që do t'i kenë.

Avramopolus ka shtuar se lëvizja pa viza ka të drejta dhe obligime dhe për këtë duhet të zhvillohet një kampanjë.

“Autoritetet kosovare kanë për detyrë që ta zhvillojnë një kampanjë për t’i treguar qytetarëve cafër të drejta kanë për të mos abuzuar me lëvizjen e lirë”, ka thënë Avramopolus.

"Shpresoj që qytetarët e Kosovës do t të mbrojnë të drejtat e garantuara në momentin kur propozimi hynë në fuqi”, ka vazhduar më tutje.

(Kosova Sot)