Rikthehet normaliteti në Alepo pas armëpushimit

  • 05 May 2016 - 15:59
Rikthehet normaliteti në Alepo pas armëpushimit

Armëpushimi i negociuar nga Uashingtoni dhe Moska që regjimi sirian është angazhuar të respektojë në qytetin e Alepos (veri) ka filluar të zbatohet dhe jeta ka rinisur rrjedhën e saj të përditshme, bëri të ditur media.

Kudo mbizotëron qetësia në lagjet e qytetit të dytë më të madh të vendit, i ndarë prej vitit 2012 në zonat rebele dhe proregjimit, ku nuk është regjistruar asnjë sinjalizim për sulme ajrore prej njoftimit në orën 00:01 të ditës së sotme (22:01 GMT) të hyrjes në fuqi të armëpushimit prej 48 orësh.

Tregtarë të shumtë kanë rihapur dyqanet e tyre, të detyruar për t’i mbyllur për ditë të tëra shkak i intensitetit të bombardimeve në qytet.

(Kosova Sot)