Pas shumë vuajtjesh, edhe Mirashi po bëhet me kanalizim

  • 05 May 2016 - 19:00
Pas shumë vuajtjesh, edhe Mirashi po bëhet me kanalizim

Banorët ankohen se rrugicat e fshatit kanë mbetur të paasfaltuara.


"Vazhdimi i kanalizimit dhe shtrimi me zhavorr i këtyre rrugëve na ka mundësuar të marrim frymë më lirshëm, sepse vërtet këto projekte na kanë munguar. Presim edhe një rrugë të re në fshatin tonë që lidh Mirashin edhe me fshatrat e komunës së Gjilanit, e kjo do të na e lehtësonte jetën dhe qasjen këtu", deklaron Taip Bytyqi, përfaqësues i fshatit Mirash, raporotn Gazeta Kosova Sot.

 

Fshati Mirash i komunës së Ferizaj për një kohë të gjatë ka qenë i lënë anash nga investimet infrastrukturore, që do të përmirësonin jetën e banorëve të kësaj ane. Ky fshat ka mbi 1 mijë e 250 banorë, por deri më tani i kanë munguar projektet elementare për një jetë më të shëndetshme. Kryetari i fshatit Mirash, Taip Bytyqi, tregon se së fundi kanë filluar punët për lidhjen e disa lagjeve të fshatit në rrjetin e kanalizimit, projekt ky që moti ka qenë i nevojshëm për banorët. Pas çdo reshjeje, banorët e këtushëm tregojnë se e kanë pasur të pamundur të qëndrojnë në afërsi të shtëpive të tyre, për shkak të përzierjes së ujërave të zeza me ato atmosferike. Po ashtu shirat e rrëmbyeshëm kishin dëmtuar shpesh edhe rrugët, që lidhin lagjet e ndryshme të fshatit. "Vazhdimi i kanalizimit dhe shtrimi me zhavorr i këtyre rrugëve na ka mundësuar të marrim frymë më lirshëm, sepse vërtet këto projekte na kanë munguar. Presim edhe një rrugë të re në fshatin tonë që lidh Mirashin edhe me fshatrat e komunës së Gjilanit, e kjo do të na e lehtësonte jetën dhe qasjen këtu", deklaron Taip Bytyqi, përfaqësues i fshatit Mirash. Kanalizimi i vonuar vjen këtë pranverë Për të parë nga afër punimet, që po realizohen në rrjetin e kanalizimit në fshatin Mirash, këto ditë fshatin në fjalë e vizituan udhëheqës të pushtetit lokal.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, vlerësoi se ky projekt është shumë i rëndësishëm për banorët e këtij fshati, me vetë faktin se një pjesë e lagjeve nuk kanë pasur rrjet të kanalizimit. "Ne jemi në vazhdimësi të realizimit të projektit për lidhjen në rrjetin e kanalizimit të disa lagjeve të shkapërderdhura të fshatit, në kanalizim afërsisht me gjatësi rreth një kilometër që përfshinë lagjen e xhamisë, çezmës, Mirashin e ri, lagjen e Thaqëve të Hashanëve etj., projekt ky që për shkaqe të ndryshme nuk ka arritur që të realizohet i tëri. Rrjeti i kanalizimit në mënyrë suksesive po realizohet tash, duke krijuar një mundësi më të mirë për infrastrukturë sa më funksionale të fshatit Mirash", ka thënë kryetari Svarqa, duke shtuar se mbikëqyrjen e këtij projektit po e bëjnë zyrtarët komunalë, si dhe drejtues të fshatit Mirash.

Problem ende rrugicat me baltë Banorët e fshatit Mirash pohojnë se janë të kënaqur që pushteti ka kthyer sytë edhe nga ta viteve të fundit, por e thonë pa hezitim se janë në hall edhe me disa rrugica të paasfaltuara, për të cilat aktualisht nuk është ndarë buxhet. "Kemi mjaft nevojë është për rregullimin e tyre, natyrisht nëse gjenden mjete, kurse në përgjithësi jemi të kënaqur që Komuna u është përgjigjur në këtë mënyrë kërkesave tona", thotë përfaqësuesi Bytyqi. Ndërkaq zyrtarët e pushtetit lokal kanë thënë se së bashku me Qeverinë e Kosovës dhe Ministrinë e Infrastrukturës po mundohen që të bëjnë një sërë projektesh për fshatin Mirash. Pritet që së shpejti të fillojnë punime nga lagja e Prekadinëve për të vazhduar tek rruga e Raqëvë, Hashanëve në rrugën kryesore që do të shpije në drejtim të rrugës Mirash i ri dhe në drejtim të Cërrnillës dhe të Babushit të Muhaxherëve. 

(Kosova Sot)