Prostituta përfiton para nga publikimi i tradhtive të njerëzve të famshëm

  • 06 May 2016 - 17:47
Prostituta përfiton para nga publikimi  i tradhtive të njerëzve të famshëm

Familja e saj është e shkolluar dhe shumë e moralshme.
Në mesin e klientëve të turpëruar ka qenë edhe futbollisti Wayne Rooney, raporotn Gazeta Kosova Sot


"Nuk pendohem nëse e kam lënduar, sepse ajo është bashkuar përsëri me njeriun që e ka tradhtuar disa herë. Ai ka fjetur edhe me shumë prej shoqeve të mia", ka thënë ajo Vajza që dikur ka qenë prostitutë ka shijuar pesë vjet të ngritjes së vazhdueshme në famë dhe ka arritur të grumbullojë një pasuri prej më shumë se 650,000 eurosh falë një marrëdhënie 12-minutëshe me futbollistin Wayne Rooney. Ajo tani pritet të pasurohet edhe më shumë falë një lidhjeje të pistë me një aktor të martuar, të cilin ajo e ka përqeshur, duke e cilësuar dashnor të neveritshëm. Aktori - emri i të cilit është mbajtur i fshehtë pas një vendimi gjyqësor - supozohet ta ketë angazhuar Wood-in për shërbimet e saj nëpërmjet një ueb-faqeje në vitin 2010. Wood, 29-vjeçare, ka thënë aktori "nuk ka ditur se çka të bëjë me mua. Ai pati filluar të ma prekte krahun dhe me cilësonte si qen shtëpiak.

Nuk e kam pasur idenë që ka qenë i martuar". Për të gjithë ata që mund ta pyesin veten nëse asaj i vjen keq në rast se emri i aktorit bëhet publik, atëherë përgjigjja është Jo. "Nuk besoj që një mashkull familjar fle me prostituta", ka thënë ajo shpeshherë, në intervistat e saj të shumta. Nuk i vjen keq për prishjen e martesave Mirëpo, a është ndjerë keq ajo për Wayne Rooney-n, martesën e të cilit për pak sa nuk e kishte shkatërruar? Jo, aspak. Asaj nuk i ka ardhur keq as për bashkëshorten e tij, Coleen-in. "Nuk pendohem nëse e kam lënduar sepse ajo është bashkuar përsëri me njeriun që e ka tradhtuar disa herë. Ai ka fjetur edhe me shumë prej shoqeve të mia", ka thënë ajo. Ajo thotë që fajtorët e vetëm janë meshkujt e martuar, të cilët e kanë paguar për shërbimet e saj. Ajo, në kuptimin e plotë të fjalës, është e pacipë. Njerëzit të cilët e njohin thonë që ajo është një femër kokëfortë, që nuk i bën shumë se çka mendojnë të tjerët dhe ka dëshirë t'iu shkojë gjërave deri në fund. Mirëpo, nëse mendoni që ajo vjen nga një familje e pamoralshme ose varfëria e ka shtyrë që të merret me prostitucion, atëherë gaboheni rëndë, pasi familja e saj është e shkolluar dhe shumë e moralshme, saqë babai i saj kishte kërkuar falje publike, pasi ishte bërë publike afera e saj me Rooney-n. Ajo, në fakt, është e bija një profesori universitar të muzikës dhe një asistente të profesorit dhe është rritur në një shtëpi që kap vlerën e 400,000 eurove dhe gjendet në njërën prej lagjeve më të shtrenjta të Bolltonit të Anglisë.

Një vajzë vërtet rebele Ajo, siç e thotë vetë, qysh prej fëmijërisë kishte filluar të rebelohej dhe gjithmonë ishte munduar ta tërhiqte vëmendjen e prindërve, të cilët, sipas saj, ishin përqendruar më tepër në arritjet e tyre shkencore dhe në dy vëllezërit e saj - Daniel dhe Gareth. Në vitet e para të adoleshencës prindërit e saj kishin filluar të kalonin nëpër një krizë bashkëshortore, gjë për të cilën Helen-a ka thënë që kishte ndikuar tejet negativisht në të, duke shtuar që më me dëshirë do të rritej në një shtëpi të keqe, e me prindër të lumtur, sesa të bënte jetë luksi, me prindër që çdo ditë i vërsuleshin njëri-tjetrit. Kur i kishte mbushur 15 vjet ajo madje kishte filluar ta lëndonte veten. Ajo më pas kishte shkuar për të qëndruar tek një shoqe e klasës, nëna e së cilës punonte në shërbimet sociale dhe e kishte dërguar Helen-ën për të jetuar në një familje. Mirëpo, shoqja e shkollës, Jennifer Thompson - që më vonë ishte bërë partnere e saj në episodin e famshëm të Rooneyt - bashkë me Wood-in, 'kishin dalë nga binarët'. "Patëm rënë në shoqëri të keqe dhe patëm filluar të pinim alkool dhe të merrnim drogë - hashash dhe ekstazi".

Ajo kishte mbetur shtatzënë në moshën 15- vjeçare dhe kishte sjellë në jetë një djalë, me babanë e të cilit ishte ndarë kur ai i kishte mbushur katër muaj. Pa kaluar shumë kohë, Helen kishte mbetur pa para dhe si rrjedhojë Jennifer i kishte propozuar që të bënte marrëdhënie seksuale me meshkuj dhe të paguhej. Pra, teknikisht, të bëhej prostitutë. Helen-a fillimisht e kishte menduar se kjo gjë ishte një çmenduri, megjithatë më vonë i ishte mbushur mendja. Ajo fillimisht kishte shkuar për intervistë në një kompani, mirëpo meqë nuk i kishin pëlqyer kushtet, kishte vendosur që ta hapte një ueb-faqe, nëpërmjet të cilës i gjente klientët vetë. Me Rooney-n ajo ishte njoftuar nëpërmjet Jennifer-it, e cila ishte takuar me të paraprakisht në një aheng. Vajzat kishin vendosur ta bënin publike marrëdhënien e tyre me Rooney-n për të përfituar para. Sipas tyre, Rooney ishte bërë pishman menjëherë pas marrëdhënies, pasi atëbotë bashkëshortja e tij ishte shtatzënë me të birin e tyre Kai. 

(Kosova Sot)