Mustafa: Fehmi Agani, ka merita të posaçme për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës

  • 06 May 2016 - 21:56
Mustafa: Fehmi Agani, ka merita të posaçme për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka kujtuar intelektualin, Fehmi Aganin, ai është përulur sot në vendin ku prehet ai.

Mustafa e quan Aganin kolos të mendimit, veprimit dhe politikbërjes në kushte tejet të vështira për Kosovën.

“U përkulëm sot para vendit ku prehet burrështetasi i madh, Fehmi Agani. Fehmiu ishte një kolos i mendimit, veprimit dhe politikbërjes në kushte tejet të vështira për Kosovën”, shkruan ai në llogarinë e tij në Facebook.

Ai thotë se “Duke qenë krahu i djathtë i Presidentit Rugova, Fehmi Agani, ka merita të posaçme në brumosjen e idesë dhe krijimin e kohezionit e përgatitjes së nevojshme për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.”

“Lavdi për jetë e mot intelektualit brilant, Fehmi Agani”, shkruan ndër tjerash kryeministri.

(Kosova Sot)