Njerëzit më të pushtetshëm në histori

  • 22 April 2017 - 19:19
Njerëzit më të pushtetshëm në histori

Historia ka sjellë një sërë njerëzish të fuqishëm, të cilët kanë lënë gjurmë të pashlyeshme, në sfera të ndryshme të jetës. Më poshtë ua kemi sjellë më të fuqishmit e historisë, përjashtuar figurat fetare, që nuk janë përfshirë në këtë listë,raporton Gazeta Kosova Sot

GENGHIS KHAN Njeriu më i fuqishëm i historisë ka jetuar para më shumë se 700 vjetësh, megjithatë trashëgimia e tij jeton edhe sot e kësaj dite. Ai ka qenë baba i aq shumë fëmijëve saqë sot në planet jetojnë më shumë se 16 milionë pasardhës të tij. Ai brenda vetëm 25 vjetësh kishte pushtuar 31 milionë kilometra katrorë, duke ua marrë jetën 40 milionë njerëzve. Gjithsesi, askush nuk e di sigurt se si ka vdekur ai.

ALEKSANDRI I MADH Nga fitorja e parë e tij në moshën tetëmbëdhjetëvjeçare deri në vdekjen e tij, kur ka qenë 32 vjeç, Aleksandri i Madh nuk e kishte humbur asnjë betejë. Mbreti ballkanas është njëri nga liderët më të shquar ushtarakë të historisë. Përkundër vështirë- sive të kohës, Aleksandri i Madh kishte arritur ta krijonte njërën nga ushtritë më të mëdha që ka njohur historia.

JULIUS CAESAR Si njëri nga gjenitë më të mëdhenj të historisë, Julius Caesar, ka bërë aq shumë saqë të bëmat e tij vazhdojnë të ndihen edhe sot e kësaj dite. Veprimet e tij politike kanë kontribuuar në krijimin e Perandorisë Romake. Ai, në fakt, ka qenë aq i pushtetshëm saqë njerëzit kishin filluar ta thërrasin Zot.

NAPOLEON BONAPARTE Mbreti i Francës, Napoleon Bonaparte, është gjenerali më brilant i kohës së tij. Ai ka fituar një sërë betejash e luftërash, që i kanë sjellë lavdi Francës. Ai madje e kishte zbuluar edhe një sistem ligjor, të quajtur Kodi i Napoleonit, që është shndërruar në bazë të 25 për qind të organeve qeverisëse të botës.

ADOLF HITLER E gjithë bota e di se çka ka bërë ai! Megjithatë, në rast se ju ka ikur, Hitleri është përgjegjës për luftën që ka shkaktuar vdekjen e 50 milionë njerëzve të pafajshëm. Ai ka qenë i pushtetshëm saqë kishte arritur ta bindë gjithë Gjermaninë që hebrenjtë ishin më pak se njerëz!

GANDHI Mahatma Gandhi është i njohur për lidershipin e tij paqësor në lëvizjen që ia kishte sjellë Indisë pavarësinë nga Britania e Madhe. Gandhi ishte shkolluar në Londër për t'u bërë avokat, megjithatë më vonë kishte zgjedhur një jetë më të thjeshtë. Ai, përveç arritjeve të tij gjatë kohës kur ka qenë gjallë, ka inspiruar edhe shumë lëvizje tjera të ngjashme për nga natyra.

TEDDY ROOSEVELT Amerikani i vetëm në këtë listë është Teddy Roosevelt, i cili, vendin në këtë listë e ka zënë pasi që ka ndryshuar përgjithmonë politikat e brendshme dhe ato të jashtme. Ai ka luftuar për t'i dhënë fund korrupsionit në qeveri të që kanë qenë të sunduara nga makinat politike dhe bizneset e mëdha. Falë promovimit të madh të paqes, ai është nderuar edhe me çmimin 'Nobel'. 

(Kosova Sot)