< Si rritemi? - OK KIDS - Kosova Sot
Si rritemi?

Si rritemi?

Trupi i njeriut është i përbërë nga shumë blloqe ndërtuese që quhen qeliza. Ato janë aq të vogla, sa mund t’i shohim vetëm me mikroskop. Pjesë të ndryshme të trupit janë të përbëra nga pjesë të ndryshme të qelizave. Qelizat e eshtrave përbëjnë një material të fortë, që formon eshtrat. Qelizat e muskujve tërhiqen, duke zvogëluar madhësinë e tyre. 

Qelizat e trurit i dërgojnë sinjale njëra-tjetrës. Si çdo pjesë e trupit, që rritet ose riparon ndonjë lëndim, qelizat e veta rriten dhe më pas ndahen më dysh, duke krijuar edhe më shumë qeliza. Derisa qelizat vazhdojnë të rriten dhe të ndahen, ajo pjesë e trupit rritet. Kur shumë pjesë të trupit rriten në të njëjtën kohë, ne e vërejmë që i tërë personi është duke u rritur.

(Kosova Sot)

 

1 orë e 14 minuta më parë