< Pse disa njerëz janë mëngjarashë? - OK KIDS - Kosova Sot
Pse disa njerėz janė mėngjarashė?

Pse disa njerėz janė mėngjarashė?

Për mëngjarashët, bota shpeshherë mund të duket si një vend i padrejtë. Pasi që pothuajse gjithçka, çdo element që përdoret edhe në përditshmëri, nuk është i dizajnuar për ta. Deri vonë, shumë mëngjarashë janë detyruar të hanë e të pinë duke përdorur dorën e djathtë, pasi që të funksionosh me dorën e majtë është konsideruar një lloj mallkimi, transmeton Gazeta Kosova Sot.

Para se të shpjegohet pse disa njerëz janë mëngjarashë vlen të theksohet që nga gjithë popullsia e botës, llogaritet që vetëm rreth 10 për qind janë mëngjarashë, ndërsa ndikim në këtë gjë ka gjenetika, përkundër faktit që shumë studime nuk kanë arritur ta gjejnë gjenin, i cili përcakton se me cilën dorë do të funksionojë individi. E, arsyeja pse ka më shumë djathtakë në botë nga shkencëtarët shpjegohet si "shkak i evolucionit". Megjithatë, shkenca ende nuk ka shpjegim të qartë për këtë fenomen.

(Kosova Sot) 

 

22 orë e 33 minuta më parë