Mbajtëse e letrës nga luani

  • 05 August 2015 - 12:47
Mbajtëse e letrës nga luani

Çka ju duhet:

Dy gurë (njëri dy herë më i madh se tjetri);

Ngjitës artizanal;

Ngjyra akrilik;

Sy të lodrave;

Marker;

Fije pambuku.

Si ta krijoni:

Përdorni ngjitës artizanal për ta ngjitur gurin më të vogël (kokën e luanit) mbi gurin më të madh (trupin e luanit). Lëreni ngjitësin të thahet. Ngjyroseni luanin me disa shtresa të ngjyrave akrilik dhe lëreni ngjyrën të thahet. Ngjitni sytë në kokë. Përdorni markerin për të vizatuar një gojë dhe një hundë. Për flokët, preni disa copëza të vogla të fijeve të pambukut dhe ngjitni ato rreth fytyrës. Për bisht, lidheni një fije të gjatë të pambukut rreth disa fijeve të shkurtra dhe ngjiteni fundin e fijes së gjatë në trupin e luanit.

(Kosova Sot)