A e dini cili është vendi me 790 ishuj?

  • 10 March 2018 - 17:53
A e dini cili është vendi me 790 ishuj?

Skocia është një shtet që shtrihet në pjesën veriore të ishullit Britanik. Është pjesë e Britanisë së Madhe, dhe ndan kufi tokësor me Anglinë në jug,përcjell Kosova Sot Online.

Rrethohet nga Deti i Veriut në lindje, Oqeani Atlantik në veri dhe perëndim, dhe Kanali i Veriut dhe Deti Irlandez në jugperëndim. Përveç pjesës kontinentale, Skocia përbëhet nga më se 790 ishuj,përfshirë Ishujt e Veriut dhe Hebrides.

Edinburghu, kryeqyteti i vendit dhe qyteti i dytë nga madhësia, është një nga qendrat financiare më të mëdha nëEvropë. Ishte nyje e "Ndriçimit Skocez" të shekullit të 18-të, e cila e bëri Skocinë një nga fuqitë komerciale, intelektuale dhe industriale në Evropë. Qyteti më i madh në Skoci është Glasgow, i cili dikur ishte një nga metropolet udhëheqëse industriale, dhe tani shtrihet në qendër të "Greater Glasgow" që dominon ultësirat Skoceze. Ujërat Skoceze përbëhen nga një sektor gjigant të Atlantikut Verior dhe Detit të Veriut.

(Kosova Sot)