Rekordet e Ginisit

  • 05 September 2015 - 10:11
Rekordet e Ginisit

Më së shumti të brendshme të veshura

Jack Singer (10) një nxënës i klasës së katërt nga shkolla fillore ‘Sanfordville Elementary School’ e kaloi ditëlindjen e tij duke thyer rekordin e Ginisit për më së shumti të brendshme të veshura përnjëherë. Ai veshi 200 palë të tilla në të njëjtën kohë.

Më së shumti njerëz në një flluskë sapuni

Një grup prej 59 fëmijëve nga shkollat e Uellsit Verior morën pjesë në një eksperiment, i cili theu rekordin botëror për më së shumti njerëz të përfshirë në një flluskë sapuni, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

 photo 5592924752_fc2a9127e5.jpg

Arkeologia më e re në botë

Emily Baldry, pesëvjeçarja nga Çipenhemi në Anglinë jugperëndimore, e gjeti një fosil të rrallë me peshë 59 kg, duke e thyer rekordin e Ginisit si arkeologia më e rë në botë.

(Kosova Sot)