Cili është misteri i Drakullës?

  • 29 March 2017 - 16:13
Cili është misteri i Drakullës?

Derisa lakuriqët fluturojnë në një kështjellë të mykur, kapaku i një tabuti kërcet duke u hapur, e më pas paraqitet një dorë e bardhë që del nga tabuti. Kapaku largohet në tërësi dhe Drakulla del e fillon të ecën nëpër kështjellë. Vampirët kanë magjepsur me gjenerata të tëra të lexuesve dhe shikuesve të filmave. Vampiri më i njohur është konti i frikshëm Drakulla nga Transilvania, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Natyrisht, ky përbindësh gjakpirës nuk ekziston në jetën reale, ai është pjellë e imagjinatës.

Shkrimtari britanik Bram Stoker ishte ai që me nëpërmjet romanit të tij “Dracula”, të vitit 1897, e krijoi mitin e Drakulla. Shumë historianë besojnë se Bram ishte frymëzuar nga sunduesi rumun i shekullit XV, Vlad Tepesh.

Vlad e sundoi Vallahinë (tani pjesë e Rumanisë) para më shumë se 600 vjetëve dhe e përdorte nofkën Drakulla, e cila ka dy kuptime: “djall” dhe “dragua”.

(Kosova Sot)