A i ka nëmur Zoti shqiptarët me këto udhëheqje të dobëta politike?

A i ka nëmur Zoti shqiptarët me këto udhëheqje të dobëta politike?
  • 22 August 2016 - 07:59

Shkruan: Skënder Mulliqi

Vazhdimi i kësaj situate të acaruar politike dhe këtyre rrjedhave të dobëta ekonomike me këtë kastë politike në pushtet, do të ishte tragjedi e re për kombin tonë … 

Janë më se të nevojshme për secilin prej nesh pushimet verore. Edhe unë isha për disa ditë në pushime në Shqipërinë tonë të bukur. Mundohet sigurisht njeriu që sado për pak kohë të ikë nga problemet e jetës, të ndryshojë ambientin, të ikë nga përditshmëria mbytëse e jetës, e cila na është krijuar nga kasta politike në Kosovë. Nuk dua me këtë rast të komentoj të gjithë atë që pashë dhe përjetova për një javë sa isha në Durrësin e bukur. I bukur është Durrësi dhe e bukur është mbarë Shqipëria. Vend i mrekullueshëm dhe i begatë është edhe Kosova si pjesa më e madhe e trungut të lashtë ilirik. Po të ishin edhe pushtetet në Tiranë dhe në Prishtinë në nivelin e gjithë kësaj pasurie që na e ka falur Zoti, sigurisht së do të ishim sot krahas shteteve të zhvilluara në Evropë. Sikur historikisht na ka nëmur Zoti me udhëheqje shtetërore të kriminalizuara, të korruptuara, por edhe me shpirt të shitur. Shqiptarët sikur kanë mbetur gjithmonë duke pritur se dikush tjetër me shkop magjik t'ua zgjedhë punët shtëpiake. Kjo sigurisht se nuk do të ndodhë asnjëherë. Askush, sado mik i madh që është, nuk ndihmon edhe pa ndonjë interes. Shqiptarëve në të dyja anët e kufirit po u mungon vullneti dhe po u mungojnë nismat që kjo gjendje mbytëse e krijuar me fajin e kastave në pushtete të ndryshohet për të mirë. Po lejohet që popullin ta udhëheqin manipulatorët, kalkulantët , mashtruesit, dhe njerëzit e dyshuar për krime. 

Mustafës tashme i janë evidencuar shumë lëndë për korrupsion, sa ishte kryetar i Prishtinës Kjo është e tmerrshme dhe e pafalshme. Kjo është duke na kushtuar shumë për të formuar shtete të forta dhe demokratike. Kjo heshtje e popullit para këtyre njerëzve të cilët më së paku kanë lidhje më politikën si profesion fisnik , është duke na sjellë dëme të pariparueshme. Po e bëjmë jetën e keqe në Kosovë për fajin e një grushti injorantëve politikë. Po jetojnë shumica në mjerim social, e këta në krye të shtetit , nuk po ngopën me mundin dhe djersën e popullit. Vetëm shikoni lexues të nderuar se si kjo kastë politike janë lakuriqësuar tashmë si manipulantë, si rrenacakë politikë dhe e gjithë kjo po u duket krejt normale. Se sa të dobët politikëbërje janë Thaçi dhe Mustafa u pa në fjalimet e dobëta dhe tashmë bajate me rastin e vizitës së zëvendës residentit amerikan në Kosovë, Xhoe Bajden. Të na flasin këta për korrupsionin është më shumë se cinike.

Mustafës tashmë i janë evidentuar shumë lëndë për korrupsion sa ishte kryetar i Prishtinës. Porosia e mikut tonë amerikan ishte e qartë se korrupsioni duhet të luftohet nga institucionet e Kosovës. Kjo është padyshim gjëja parësore për një shtet, i cili pretendon të jetë i zhvilluar dhe demokratik. Pa u liruar nga krimi i organizuar dhe korrupsioni të gjitha hallkat e sistemit, zor se do të shohë ditë të mira ky popull edhe për shumë vjet Korrupsioni dhe krimi e kanë mbërthyer tashmë e shumë kohë Kosovën dhe popullin e saj. Jemi dëshmitarë të shumë aferave të korrupsionit në krye të qeverive gjatë këtyre viteve, të cilët jo vetëm që lëshuan si të pafajshëm , por ata prapë u kthyen në pozitat e mëparshme pushtetare. Pa u liruar nga krimi i organizuar dhe korrupsioni të gjitha hallkat e sistemit, zor së do të shohë ditë të mira ky popull edhe për shumë vjet. Vazhdimi i kësaj situate të acaruar politike dhe këtyre rrjedhave të dobëta ekonomike me këtë kastë politike në pushtet, do të ishte tragjedi e re për kombin tonë … 

 

(Kosova Sot)