Metodat e shantazhit dhe të kërcënimeve të Thaçit dhe të Mustafës

 Metodat e shantazhit dhe të kërcënimeve të Thaçit dhe të Mustafës
  • 26 August 2016 - 07:48

Shkruan: Skënder Mulliqi

Kosova po përballet me shkallën e lartë të krimit dhe korrupsionit

Kosovës po i mungon një personalitet çfarë ishte Rugova

E rropën Kosovën dhe po e shesin pa fije turpi territorin e saj

Ata të cilët kanë përcjellë kronologjinë e ngjarjeve politike, e dinë mirë se cilët janë ato personalitete  politike të cilat u shërbyen me mashtrime, shantazhe, kërcënime ndër më të ndryshmet për ta grabitur pushtetin e pasluftës. Derisa ishte gjallë presidenti Ibrahim Rugova nuk kishin gjasa minimale ta marrin timonin e shtetit të ri të Kosovës. Dhe, në pamundësi që me metoda demokratike të ngjiten në pushtet, se për këtë punë nuk e kishin kaçikun, nuk e kishin autoritetin në popull, nuk e kishin as ngritjen profesionale, u shërbyen me metodat më brutale, me metodat më të ndyta për ta udhëhequr Kosovën. Këtë katërcipërisht po e vërteton koha dhe aktualiteti politik shumë i zymtë në Kosovë. Metodën e shanatazheve dhe të frikësimit nuk e ndalën kurrë deri më sot. Tash kur Kosovës po i mungon një personalitet çfarë ishte Rugova, vallen e djallit me qytetarët e Kosovës po e lozin kjo kastë politike në pushtet, e cila po i vënë në peshore edhe interesat kombëtare.

Një luftë speciale është duke u bërë kundër Gjykatës Speciale

Këtë po e tregon koha dhe veprimet e tyre abuzive se vetëm pushtetin e kanë si pikësynim dhe jo edhe fatin e Kosovës. Të gjithë lojërat tashmë u kanë dalë këtyre strukturave në krye të shtetit . E kanë futur që shumë kohë vendin në krizë institucionale, e kanë elektrizuar situatën politike duke krijuar destabilitet të përgjithshëm të vendit. E kanë prurë gjendjen ekonomike dhe sociale siç është më së keqi për një shtet. Kosova po përballet me shkallën e lartë të krimit dhe korrupsionit. Çdo ditë po e gërryejnë nga brenda shtetin duke vjedhur dhe plaçkitur të gjitha të mirat materiale. Më veprimet e veta e vërtetuan së janë ngjitur në pushtet me vota të kontrabanduara dhe të manipuluara. Janë bërë bashkë në krye të shtetit kriminelët politikë dhe kriminelët ekonomikë të të gjitha ngjyrave. E rropën Kosovën dhe po e shesin pa fije turpi territorin e saj. Klanet mafioze politike në krye të PDK-së dhe LDK-së janë bërë gangrenë e kësaj shoqërie. Një luftë speciale është duke u bërë kundër Gjykatës Speciale. Ata që do të përballen me gjykatën nuk u hynë duket sheshazi në funksion stabiliteti politik i Kosovës. Dëshirojnë me çdo kusht t’i ruajnë pozitat e privilegjuara shoqërore që i kanë zënë.

Thaçi është ngritur mbi institucionet e vendit sikur të ishte mbret

Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa, të cilët e kanë vënë duket Demarkacionin si kusht për liberalizim të vizave, kanë filluar më kërcënime karshi deputetëve. Thaçi është ngritur mbi institucionet e vendit sikur të ishte mbret. Ai shumë herë deri më sot i ka ndryshuar deklaratat dhe qëndrimet, por edhe vendimet veta politike që po i kushtojnë Kosovës. Ata e kanë zgjedhur rrugën linçuese dhe përjashtuese vetëm për t’i mbajtur pozitat e larta shtetërore. Këtë kurs despotik dhe tiranik të instaluar e kanë mundësinë e madhe ta ndryshojnë opozita e bashkuar, bashkë me popullin e Kosovës …