Të gjithë (politikanët) janë të njëjtë

Të gjithë (politikanët) janë të njëjtë
  • 30 May 2017 - 08:17

Shkruan: Faton Mehmeti 

Zgjedhjet e 11 qershorit

Tanimë kandidatët për kryeministër të Kosovës kanë nisur gjuajtjen e fjalëve ndaj njëri- tjetrit. Fushata elektorale në vendin tonë po hyn në rrjedhën e duhur sipas politikanëve dhe shumë qytetarëve militantë e kokëfortë, të cilët nuk ndryshojnë zgjedhjen e tyre në votimet e 11 qershorit për asnjë lloj shkaku ose arsyeje. Kjo me sa duket është një fushatë elektorale, ndonëse jo shumë e qartë, por mund të cilësohet e fortë ndërmjet dy rivalëve të mëdhenj të politikës shqiptare të Kosovës, kryesisht mes PDK-AAK -NISMA në njërën anë si dhe LDKAKR-ALTERNATIVA në anë tjetër, pa harruar as VETËVENDOSJE!-n. Por, ne qytetarët e këtij vendi kemi pothuajse një mangësi shumë të madhe në zgjedhjen e personave, të cilët duam që të na qeverisin. Të përcaktosh denjësisht dhe në mënyrën e duhur personat që të qeverisin vendin ka ndikime pozitive si për vetë shtetin ashtu dhe për ne.

Askush nuk i shikon programet e partive politike 

Si çdo fushatë tjetër, çdo subjekt politik duhet të ketë programin e tij elektoral në të cilin shprehen ndryshimet që do të sjellë kjo parti politike për vendin në çdo aspekt dhe mënyra e të vepruarit. Edhe pse këto programe mund të jenë dhe të njëjtë vit pas viti, askujt nuk i intereson t'i hedhë një shikim. Me sa duket shumica e qytetarëve nuk janë të interesuar pas programeve politike sesa pas tifozllëkut të orientuar drejt tyre. Militantizmi dhe jo votuesit janë pjesë e fajit për gjendjen e mjerueshme në Kosovë që 18 vjet pas lufte. Partitë politike i shohin shqiptarët turmë që mund të llogariten si numra, që tashmë ia kanë deleguar përjetë- sisht përfaqësimin e tyre disa liderëvebajraktarë të partive të tyre. Mungesa e drejtësisë e shpalosur si pandëshkueshmëri kronike korrupsionin dhe krimin në majat e shtetit, e ka degraduar gjendjen e Kosovës deri në atë pikë, sa tashmë edhe rotacionet politike nuk mund të sjellin asnjë përmirësim. Në fakt, rotacioni politik e ka humbur kuptimin. Madje, si për paradoks, mund ta përkeqësonte gjendjen edhe më shumë. Sepse alternativë të pushtetit të sotëm, forcë kryesore opozitare, janë ato që nuk janë të reformuar as edhe një fije në udhëheqësinë e saj. Këta janë politikanët që keqqeverisën 18 vjet Kosovën, mbi të cilët rëndojnë skandale të pafundme dhe kanë mbetur të pandëshkuar nga drejtësia. Dhe, janë pikërisht këta që sot vetë ekspozohen si alternative kryesore opozitare për pushtet. Por, çdo të mund të fitonin shqiptarët dhe demokracia nëse rikthehen prapë njerëzit e korruptuar? Dhe jo vetëm kaq, por edhe me epshe të pafjetura autokratike? Po a ka më keq për demokracinë se të risjellësh në pushtet autokratë që edhe kanë vrarë, pra kanë derdhur gjak për t'u përjetë- suar në pushtet? S'ka asnjë dyshim se pandëshkusheshmëria është një lajm i keq edhe për vendin. Sepse korrupsioni është një virus që kërcënon të gjitha qeveritë. Nuk do të qe kështu vetëm nëse qeveritarët do ishin ose engjëj ose shenjtorë. Zgjedhje të zhvilluara mbi parimet e një mobilizimi lufte,me angazhim të pafundmë të gazetarëve dhe tjerëve për interesa të oligarkëve dëshmon papjekurinë qytetare dhe politike. 

Nuk ke kë të zgjedhësh

Tashmë është koha të qeverisë populli duke eliminuar politikisht ata që e qeverisën Kosovën jo vetëm përgjatë mandatit të fundit, por qysh që nga pas lufta, meqë personazhet e jetës politike i kemi pothuajse të njëjtët. Megjithatë, është problem shumë i madh se nuk ke kë të zgjedhësh, pasi e keqja ka kapluar të gjithë establishmentin politik të vendit.Fushata zgjedhore shërben si hapësirë për të gënjyer, duke akuzuar njëri- tjetrin deri edhe në shkelje të dinjitetit, pa treguar asnjëherë mënyrën se si do të zgjidhin hallet dhe problemet e qytetarëve. Pra, nuk jepet asnjëherë zgjidhje, nuk tregohet si do të bëhet një gjë, dhe as se çfarë do të bëjnë ndryshe. Fjalë të mëdha boshe pa asnjë përgjegjësi, me disa servilë që i ndjekin pas. Kohë maskarenjsh, popull i fjetur që i ka humbur rruga edhe në gjumë. 
 

(Kosova Sot)