Ndërgjegjja ime fetare, kombëtare dhe atdhetare SHQIPËRIA ETNIKE

Ndërgjegjja ime fetare, kombëtare dhe atdhetare SHQIPËRIA ETNIKE
  • 20 July 2017 - 08:14

Shkruan: PROF.DR.MEHDI HYSENI

BAROMETRI KOMBËTAR

Parulla strategjike antishqiptare "patriotët e Erdoganit", është apel për vëllavrasje shqiptare në Ballkan

*** Arben Çokaj: "Patriotat e Erdoganit"+ foton e kontrabanduar të Profesorit si "dëshmi" e mbështetjes së presidentit Rexhep Taip Erdogan, publikuar në pordhtalin: http://www.fjala.info/p atriotat-shqiptare-teerdoganit/, kërkon gjak shqiptari, dhe atë gjak, që lufton për ribashkimin e kombit shqiptar dhe të SHQIPËRISË ETNIKE

*** Nuk ka asnjë dyshim se, duhet të jesh i çmendur 100% ose tradhtar e mercenar me dëmkë, që t'i etiketosh, t'i ofendosh dhe t'i poshtërosh akademikët shqiptarë myslimanë si "patriotë të Erdoganit"
Prandaj, në asnjë formë, Profesori Mehdi H.Hyseni nuk mund të jetë patriot i Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan (Turqia nuk ka nevojë për asnjë patriot shqiptar, sepse ka mbi 90 milionë patriotë turq) , por PATRIOT I SHQIPWRISË ETNIKE të ISMAIL QEMALIT dhe i AMERIKËS SHPËTIMTARE të Presidentit Bill Clinton, e cila ia shpë- toi jetën së bashku me 2 milionë e gjysmë shqiptarë nga terrori dhe nga gjenocidi i Serbisë së Slobodan Milosheviqit(24 mars -12 qershor 1999). - E, ju, çokë e mokë, ku ishit atëherë, o tradhtarë dhe të pabesë, që tradhtuat vëllezërit tuaj nën flakën dhe zjarrin e terrorit dhe të gjenocidit të Serbisë?! -Tashti, post festum, lehni, shani dhe shpifni sa të doni, se ajo është "ndërgjegjja" juaj. Aq dini, aq edhe bëni të zeza të tilla! Prandaj, rrjedhimisht dhe realisht Profesori Mehdi H. Hyseni nuk mund të jetë, edhe patriot i Rexhep Taip Erdoganit, as i Arben Çokë-karahajvanit e as i Paul Tedeschin-islamofobreaksionarit, të cilët e lavdërojnë Evropën e dikurshme të Bizmarkut dhe të Edward Grey për copëtimin e trojeve etnike shqiptare (1913), si dhe i akuzojnë shqiptarët sikurse kryekrimineli Slobodan Milosheviq, se me "patriotët e Erdoganit" po duan të "krijojnë një shtet të madh mysliman të bashkuar" në Ballkan. Kjo është shpifja e zezë e tyre sllavo-bizantine, që nuk e pastron as Deti Adriatik e as Oqeanit Atlantik. Këta janë renegatë, këlyshë dhe zagarë të agjenturave të ndryshme antishqiptare. Këtyre ua zhbiron trurin dhe zemrën RIBASHKIMI KOMBËTAR SHQIPTAR dhe i SHQIPËRISË ETNIKE ndaj, edhe shpifin, shajnë e njollosin ideologët dhe patriotët shqiptarë, që botërisht po kërkojnë RIBASHKIMIN KOMBËTRAR SHQIPTAR.

Të mbrojmë parimin dhe idenë e RILINDËSVE për RIBASHKIMIN, duke i shkallmuar renegatët, oportunistët, tradhtarët dhe islamofobistët!

Ai që nuk e mbron emrin e vet, fenë e vet, shtëpinë e vet, kombin e vet, atdheun e vet dhe SHQIPËRINË ETNIKE, është majmun sui generis, jo njeri normal, i thellë, i ditur, i qytetëruar dhe me vlerë. E vërteta dhe drejtësia nuk kanë nevojë për frikacakë, për predikues, për poltronë, për hipokritë, për oportunistë, për demagogë me nga dy, tri e më shumë fytyra! Për më tepër, ata që i thonë vetes "të thellë" dhe "të ditur, dhe që i turpërohen emrit të vet dhe fesë së vet nga frika dhe nga kërcënimi i armiqve të brendshëm dhe të jashtëm, janë "një hiç, që sillet rreth hiçit". Asgjë më shumë. Si mund të jesh " i thellë" dhe "i ditur"…, etj., kur nuk ke besim, as guxim të kacafytësh me gënjeshtrën, me tradhtinë, me pabesinë, me shpifjen dhe me PADREJTËSINË?! Prandaj, tani, ka ardhur koha të reagojmë ashpër dhe me argumente kundër dukurive negative shkatërrimtare antivlerore, antifetare, antikombëtare, antinjerëzore dhe anticivilizuese, sepse nesër do të bëhet vonë për të gjithë ne, nuk do të na ndihmojë askush për luftimin dhe për çrrënjosen e tyre.
Kush është shqipfolësi Arben Çokaj, që Profesorin e ka shpallur me fotografi "patriot të Erdoganit"?!
Arben Çokaj është një viktimë kokëtharë, injornate dhe miope e fashistit dhe e islamofobit Paul Tedeschini, që ka "shpallur" Prof.Dr.Mehdi Hysenin "patriot të Erdoganit", duke e keqpërdorur edhe fotografinë e tij, gjë që kjo është e dënueshme sipas ligjit. Lexoni se çfarë lehur ky farë këlyshi injorant dhe i verbër i Paul Tedeschinit në: http://www.fjala.info/patriotatshqiptare-te-erdoganit/ ). Ky farë plehu si Pual Tedeschinski, në vend se ta sulmonte Serbistanin dhe Junanin, që po na kërcënojnë me "Shqipërinë e Madhe", si qen i çartur ka sulmuar dhe ofenduar Profesorin, duke e quajtur "patriot të Erdoganit"!? -He, Erdogani e Kurdistani, Rusistani, Serbistani dhe Junani ia "plotësofshin të gjitha dëshirat", ashtu si e meriton, sikurse "Mësuesit" të tij, Paul Tedeschinski, që i ka sulmuar shqiptarët si Slobodan Milosheviqi, gjoja për krijimin e një "shteti të bashkuar mysliman" në Ballkan". -Nuk është modesti, por e vërteta, duhet t'u thuhet në sy të gjithë miqve dhe armiqve, se Prof.Dr.Mehdi H. Hyseni ( denbabaden: stërgjysh, gjysh e babë) është patriot i Sami Frashërit dhe i Ismail Qemalit, jo i Erdoganit, o hasmit e Zotit dhe të SHQIPËRISË ETNIKE, kritikoni "Velika Albanija" të Velika Serbisë, jo Profesorin, që po e mbron kombin shqiptar dhe SHQIPËRINË ETNIKE! Pse "patriotë të Erdoganit", nga doli kjo shpifje satane e morrave dhe e pleshtave sllavo-bizantinë shqipfolës?! -"Motivi" i Arben Çokajt për ta shpifur, ofenduar, baltuar dhe shantazhuar profesorin mbi bazën fetare, kombëtare dhe profesionale ka qenë kjo analizë e profesorit me titull "Kush luan me kartën serbe "Shqipëria e Madhe", do të digjet nga baruti i saj sllavo-bizantin!". Këtë idiotizëm sipas porosisë së "mësuesit" islamofob të tij, Paul Tedeschini e ka bërë kuturu vetëm për t'ia plotësuar dëshirën armikut të SHQIPËRISË ETNIKE, Paul Tedeschinit, duke mos lexuar dhe duke mos kuptuar fare se çfarë është analizuar në komentin tim të theksuar më lart, se "Kush luan me kartën serbe "Shqipëria e Madhe", do të digjet nga baruti i saj sllavo-bizantin!". -E, këtij farë huligani shqipfolës A. Çokaj i "pasksha djegur fort" sikurse "mësuesit" të tij P. Tedeschinit, pse në komentin tim është apostrofuar emri i presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, dhe pse profesori ka kritikuar konsumuesit dhe simpatizuesit manipulues dhe mashtrues të "Shqipërisë së Madhe", që është arma më e rrezikshme dhe më vdekjeprurëse e RIBASHKIMIT KOMBËTAR dhe e RIBASHKIMIT TË SHQIPËRISË ETNIKE. Mirëpo, çfarë të bëjmë, kur "gjaja e gjallë' kolaboracioniste shqipfolëse nuk e kupton këtë rrezik shekullor nga Serbia e Madhe ! - Në vend se të kritikohej "Velika Srbija", këta zagarë të saj e ofendojnë dhe e poshtërojnë profesorin me ofendimet e tyre vulgare, duke e quajtur "PATRIOT TË ERDOGANIT"!? Në këtë rast konkret, kush duhet të heshtë, të përmbahet dhe të tregohet "i thellë" dhe " i urtë"? - Mos "viktima"?- Jo, assesi, sepse, atëherë do të pajtohej me turpin e zi dhe me shpifjen islamofobe, që ia ka mveshur kokëthari dhe analfabeti shqipfolës Arben Çokaj, i frymëzuar, i dresuar dhe i mbështetur nga hanteri islamfob Paul Tedeschinski, i cili në rolin e "zjarrfikësit" paralajmëron Evropën dhe botën, që të mos lejojnë ribashkimin kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, sepse kjo ka të bëjë me "krijimin e një shteti mysliman të bashkuar në Ballkan". (Shih pasusin analfabetik : "Përderisa në trojet shqiptare, e sidomos në Kosovë po mbahen këto qëndrime antishqiptare, antiballkanike dhe antievropiane hiqnje mendsh se ju lë kush të formoni në trojet shqiptare dhe në Ballkan nji shtet të bashkuem pseudoshqiptarsh dhe nji shtet islamik sheriatik vegël e Turqisë neoosmane dhe bazë terroristash islamikë).

Parulla "patriotët e Erdoganit" kërkon gjak shqiptari mysliman, që mbron kombin dhe Shqipërinë Etnike!

-Ky është "Manifesti" i Islamofobisë së Paul Tedeschinit dhe të klysharisë e zagarisë së tij raciste islamofobe kundër akademikëve shqiptarë të besimit mysliman. Prandaj, kujdes shqiptarë, qëndroni larg nga një epidemi e këtillë antifetare dhe antikombëtare shqiptare, sepse kjo "formulë" sllavo-bizantine kërkon vëllavrasje mes shqiptarëve myslimanë, katolikë dhe ortodoksë. -Arben Çoka: "Patriotat e Erdoganit"+ foton e kontrabanduar të Profesorit si "dëshmi" e mbështetjes së presidentit Rexhep Taip Erdogan, publikuar në pordhtalin: http://www.fjala.info/patriotatshqiptare-te-erdoganit/, kërkon gjak shqiptari, dhe atë gjak, që lufton për ribashkimin e kombit shqiptar dhe të SHQIPËRISË ETNIKE. Kjo është idiotësia e shqipfolësve, në vend se ta luftojnë armikun e brendshëm dhe të jashtëm, atakojnë, shpifin dhe degradojnë Profesorin, i cili tërë jetën ka qenë në luftë kundër të tillëve për ta mbrojtur emrin, gjuhën, kombin, fenë dhe atdheun, duke mos u pajtuar kurrë me copëtimin dhe me kolonizimin e SHQIPËRISË ETNIKE - që nga mosha rinore e deri më sot (1960-2017), ky ishte preokupimi im jetësor dhe tronditja e thellë shpirtërore ndaj padrejtësive që iu bënë kombit tim dhe SHQIPËRISË sime ETNIKE nga të gjithë armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm (1912-2017). Mirëpo, kush kërkon gjak shqiptari mysliman, që mbron interesat jetike të kombit shqiptar dhe të SHQIPËRISË ETNIKE, siç është në rastin konkret autori i këtij shkrimi dhe i qindra e mijëra shkrimeve, si dhe i disa veprave të tjera (1990- 2017), do të lahet në baltën e gjallë të kënetave sllavo-bizantine të Tekfur Vasiliusit, të Slobodan Milosheviqit, të Ural beut, të Hasho Tuxharit dhe të Esat Pashë Toptan tradhtarit, pa të keqen e tri feve shqiptare, pa të keqen e kombit shqiptar dhe pa të keqen e atdheut të shtrenjtë-SHQIPËRISË ETNIKE.

Kush mbjell erë, do të korrë furtunë!

-Ata spiunë, tradhtarë, analfabetë, zagarë dhe hyzmeqarë shqipfolës me vurratë sllavo-bizantine, që duan të shkelin mbi vlerat njerëzore, profesionale, fetare dhe kombëtare shqiptare të akademikëve shqiptarë të konfesionit mysliman, me qëllim të mbrojtjes së interesave mafioze sllavo-bizantine, ata nuk do të kursehen as nga historia, as nga ndëshkimi i popullit as sot, as nesër e as kurrë, por do ta përjetojnë të njëjtin fat të Hamzait, të Esat Pashë Toptanit dhe të Hasho Tuxharit, sepse kombi shqiptar "ka mjaft gjak të njomë" të Avni Rrustemit , të Adem Jasharit dhe të Xhafo Idrizit, i cili me kohë i pati paralajmëruar spiunët dhe tradhtarët, që t'i shmangeshin rrugës së tradhtisë dhe të shitjes, duke i rikujtuar se: "Ngado që të shkoni plumbi do t'ju ndjekë pas"! Andaj, kush ia ka marrë vetes inati, le të "bërlyket" me "mullinjtë e erës", le të vazhdojë rrugën e tradhtisë dhe të pabesisë së Ural beut, por ajo nuk do shpie më larg sesa në rrënojat e djegura të Kalasë së Karaxhasë së Tekfur Vasilius- bizantinit. Një qurravec analfabet (me kokë dhe fuqi të bretkosës së Jean de La Fontaine) do të "bërlyket" me një akademik shqiptar, duke e sharë dhe duke e njollosur, vetëm pse është mysliman, dhe vetëm pse po lufton për RIBASHKIMIN KOMBËTAR SHQIPTAR DHE TË SHQIPËRISË ETNIKE! Pra, formula e një injoranti-këlyshi dhe hyzmeqari sllavo-bizantin-Arben Çokaj: "Patriotët e Erdoganit" , publikuar në "fjalaelire-shkodra.net": Tutje shkruan: "Kush luan me kartën serbe "Shqipëria e Madhe", do të digjet nga baruti i saj sllavo-bizantin!": Këtë koment të imponuar nga armiqtë e brendshëm sllavo-bizantinë : Arben Çokaj dhe Paul Tedeschini, po e mbyll me disa vargje poetike të poemës "Vaji i bylbylit" të poetit dhe të filozofit të shquar patriot shqiptar Ndre Mjeda:

"Me ditë hyjt me bisedue, Me pasë sy që me derdhë lot, Vajin tand ju kishin prue T'kishin kja për jet'e mot."

Këto vargje janë përgjigjja më e saktë shqipfolësve, shpifësve dhe tradhtarëve islamofobë-mbrojtësve të vajtuar të Velika Serbisë, të cilët pa asnjë fakt, profesorin M.Hyseni e kanë "kryqëzuar" si "filoosman" dhe si "patriot të Erdoganit", me qëllim që të fusin vëllavrasje mes shqiptarëve, të cilët kurrënjëherë në historinë e derisotme të tyre nuk kanë qenë të konfrontuar dhe të hasmuar mbi bazën ndërfetare.

(Kosova Sot)