Ku ishte milici i Serbisë, Sylë Millaku, kur erdhi eskadroni i vdekjes nga Beogradi dhe i vrau 3 zhurianët? - Opinione - Kosova Sot
Ku ishte milici i Serbisë, Sylë Millaku, kur erdhi eskadroni i vdekjes nga Beogradi dhe i vrau 3 zhurianët?

Ku ishte milici i Serbisë, Sylë Millaku, kur erdhi eskadroni i vdekjes nga Beogradi dhe i vrau 3 zhurianët?

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIANI

Ditën e martë, më 28 mars të vitit 1989; Zhuri i pari në Kosovë u ngrit i madh e i vogël kundër Serbosllavisë, por rrethohet nga makineria luftarake më moderne që kishte Serbia fashiste. Zhuri u rrethua me ushtri e milici kriminelësh, pushkaxhinj, snajperistë, tanke e autoblinda nga toka, ndërkaq nga ajri sulmohej nga dy avionë ushtarak MIG dhe helikopterët luftarakë. Në këtë krim dhe në këtë masakër merrnin pjesë mjerisht edhe shqipfolës, jashtëqitja e kombit, që kishin zënë pritën në të gjitha pozicionet ku rrethohej Zhuri, të veshur deri në fyt me uniforma dhe me jelekë mbrojtës, në dorë mbanin armët e rënda dhe kallashnikovë. Zhurianët ishin duar thatë, por të patrembur nuk e njihnin këtë forcë banditësh, kriminelësh e tradhtarësh, që iu kishin vërsulur Zhurit. Banditët dhe kriminelet serbianë dhe tradhtarët filluan të përdorin forcën kundër popullit të Zhurit heroik që kishin dalë në mbrojtje të atdheut që quhej Kosovë, ndërkaq, në anën tjetër, ishin pozicionuar tradhtarët e kombit që mbronin atdheun e tyre po ashtu, por që quhej SERBI. Lada Njiva e milicisë, me regjistrim M-760- 048, tashmë ishte futur brenda në Zhur. Milicia shqipfolëse, tradhtarët dhe spiunët, bashkëpunëtorët më të besueshëm të Serbisë fashiste komunikonin me Beogradin dhe me stacionin e milicisë në Prizren herë shqip e herë serbisht. Nuk zgjati shumë dhe erdhi ESKADRONI I VDEKJES NË ZHUR DHE PA NJË PA DY ZBRITËN KRIMINELËT DHE THANË: "PUCAJ U MASU, JEBEMVAM ALBANSKU MAJKU". Breshëri mitralozash, kalashinikovësh, snajperistësh, duke krasitur lisat që binin në tokë si ku i godet rrufeja, zhurianët binin për tokë, por nuk zmbrapseshin, me tërfurq, sakica, çekiç, shati sulmonin në policinë dhe dëmtohet e bëhet doçkë "LADA NJIVA" dhe mbeti pa u tërhequr një javë në qendër të Zhurit, eskadroni i vdekjes që kishte ardhur për të vrarë zhurianët dhe për të hakmarrë, sepse në vitin 1912 Serbia la në Kullë të Lumës, jo më pak se 12.000 ushtarë, që u bënë mercinë për korba, ikën me autobus.

Dënimi me 8 vjet burg

 Mbetën të vrarë: XHEMSHIT, XHYLBEHAR DHE HAJRIM BADALLAJ, ky i fundit ishte me çantë në dorë, nxënës i klasës së pestë fillore. Të gjithë i kishte marrë plumbi i armikut në lule të ballit dhe asnjërin pas koke. Kjo linte të kuptonin se askush në ikje, por ballë për ballë me çetniket dhe tradhtarët e kombit. Unë, personalisht, me vëllain Mitatrin dhe me kushërinjtë tjerë ia shtruam shtratin e vdekjes, por dorën në zemër disa të tjerë jo vetëm që erdhën, por as qe morën pjesë në varrim, sepse solidarizoheshin me Pop Gjujiqin dhe këta qen dhe zagarë të deridjeshëm të tyre pas disa viteve pa fije turpi merrnin pjesë në përkujtime. Pastaj filluan arrestimet tinëzisht dhe na kapën qentë e Serbisë, shkijët me ndihmën e atyre langonjve që serbianët luanin dhe bënin SEKS ME GRATË E TYRE më arrestojnë dhe si i dënuari i parë më ndjekin dhe parashihej dënimi me dhjetë vjet burg deri me vdekje dhe Skënder Morina, që kishte dënuar vetëm shqiptarët, prokurori publik që e vuri sërish qeveria e përkohshme që behej nga banditët dhe kryebanditët dhe kasapi i njohur shqipfolës PJETER PËRGJOKA MË DËNON ME 8 VJET BURG TË RËNDË. Në Dushanovë, tani Arbanë, edhe atje pati të vrarë dhe tani lind pyetja domosdo për zonjën Drita Millaku dhe cubin Dardan Molliqaj, që luan rolin e avokatit në mbrojtje të Drita Millakut, ky cub që hiqet si gangster, nuk e di se kur është i lindur e mos qoftë! Por, a thua nëse i llogaritim vitet a thua të ketë qenë në pelena.

Ortak me nipat e Drazh Mihajlit Pra, ne kësaj radhe pa zbuluar akoma në detaje dhe akoma pa zbardhur me fotografi emrin e Sylë Millakut, milicit jo policit, të Serbisë, vetëm po pyesim: Në ditën kur u vranë zhurianët dhe u plagosën shumë të tjerë, ku ishte vetëm ku ishte, në Zhur, në Dushanovë në polici - stacion...? Dhe, në qoftë se arsyetohen këta, ne atëherë, jo ne po domosdo duhet pyetur zonjën Millaku, që krenohet për vjehrrin e vet dhe për at cubin, Dardan Molliqaj, a thua si u thotë mendja, përse këshilli ekzekutiv i Kuvendit të RSFJ-së e dekoron milicin e Serbisë me plakatën e sigurimit..? Mendoni mirë! Kjo pyetje është vetëm për ju që jeni të pandreqshëm, jo për popullin se ajo dihet. Çka ua merr mendja, po neve që na vranë e na dënuan a e dini ju se kush e kush ka bërë dyzen ahengu në lokalin e "Pojatës" që ishte pronë e qarqeve kriminale serbiane dhe shqipfolëse. Ne vetëm po pyesim kësaj radhe dhe ju mund të thoni jo nuk ka qenë, ka qenë duke ngrënë përshesh, kaçamak, duke pirë çaj shumadie. Çka doni thoni, ama mendoni me fiqir. Nuk do të ishte keq të pyetej Syla, a e njeh MIODRAG FILIPOVIQIN DHE SI? Do ta lusja zonjën Drita që të paktën të bëhet burrneshë dhe të dalë në foltore dhe t´u kërkojë falje zhurianëve që vetëm përse përmende emrin e Zhurit, e njollose shumë bre, i trazove eshtrat e dëshmorëve të kushërinjve të mi, mori zonjë. Nuk të fajësoj ty, jo! Kurse për cubin Dardan Molliqaj do ta pyesja: A dini se çka do të thotë kur përmendet në këtë anë emri i MEHMET MALIQIT, babai i Shkëlzenit, përpilues i planit "BISTRICA" në vrasjen e HASAN REMNIKUT. Unë nuk po e fus në këtë vepër Sylën, por po të them se kanë emër të madh. Nuk do të ishte keq që ju të më bindni mua dhe popullin se çka njihen për të mirë. Nuk ka problem. Ne e pranojmë atë, helbete! Merrni dikë aty afër që ka fiqir se çka do të thotë KËSHILLI EKZEKUTIV I RSFJ-së, por tani po ju them se NUK ËSHTË KËSHILL I MUÇIVERCËS!!! Bile të përgëzoj që more guximin për t´i zbardhur rastet e kriminelëve, tradhtarëve, spiunëve, udbashëve që vranë shqiptarët për serbianët dhe u bënë ortakë me nipat e Drazh Mihajlit. Populli dhe historia nuk harrojnë. Mbajeni mend. Zotin dorëzanë!

 Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike.

(Kosova Sot)

3 orë e 17 minuta më parë
16/07/18