A e kemi në Kosovë demokracinë në rrezik? - Opinione - Kosova Sot
A e kemi nė Kosovė demokracinė nė rrezik?

A e kemi nė Kosovė demokracinė nė rrezik?

Shkruan: MR.BISLIM ALIU

Me këta pushtetarë, shteti ka ardhur para kolapsit?!

Pak kemi demokraci në Kosovë. Në vend që të ecet përpara me demokraci, ajo përditë po zbehet e po zbehet. Pa demokraci dhe pa liri, nuk ka jetë të mirëfilltë. Dhe, deri kur ky popull të jetojë me deklarata boshe. Jemi mësuar që shumë të flasim dhe pak të punojmë. Tani na duhen njerëz të shkolluar, të aftë dhe që mendojnë më tepër për popull dhe për shtet

Për çdo ditë po e shohim në Kosovë zbehjen e demokracisë. Dhe, në vend se ajo të përmirësohet, vijimisht po dobësohet e po degradohet. E, tani, ajo ka ardhur në një gjendje aspak të favorshme. Kosovës, ja sot ja kurrë i duhet dhe i nevojitet përparimi i demokracisë. Kjo, pra, po na mungon e po na mungon. Ndaj, para do kohësh (vitesh), këtë imazh negativ dhe perspektives së saj në Kosovë, tregon dendur, raporti i ri i Organizatës "Freedom House" Në këtë publikim theksohet shtruar, se korrupsioni në Kosovë, pavarësisht presioneve nga BE-ja dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare, që kërkojnë me ngulm pavarësinë e gjyqësorit, për ta dënuar korrupsionin, por më kot, ai në vend që të shënojë rënie, ai dita-ditës shënon ngritje dhe zhvillohet me hov të lartë. A thua, ku na mbetën "peshqit e mëdhenj", të cilët aq shumë u përmendën dhe u potencuan qe shumë e shumë kohë. Por jo, ata vazhdojnë avazin e tyre, duke u bërë "supermenë" dhe të paprekshëm. Sikur asgjë, atyre, askush nuk mund t'u bëjë. E, pasuria e tyre, po shumëfishohet dhe po rritet e po rritet vazhdimisht. Populli po vuan dhe skajshmërisht, po vuan. Andaj, për këtë faji kryesor i mbetet ligjit dhe drejtësisë, e cila plotësisht ka dështuar. Ndaj, kjo e metë, vetëm se ia çel udhën korrupsionit dhe krimit të organizuar meqë s'ka kush ta dënojë! S'do mend se prokurorët dhe gjyqtarët kosovarë nuk po shfaqin fare interesim për ndëshkimin e korrupsionit. Atëherë, nëse gjyqësori nuk merret me këtë punë, a thua kush duhet të merret me te! Mos vallë, korrupsioni do të ndalet vetë?

Liri e tepruar e institucioneve tona

S'do mend se institucionet tona kanë liri të tepruar dhe fare pak merren me problemet e popullit. Atyre vazhdimisht u intereson pushteti për ta sunduar këtë shtet dhe këtë popull të varfër. U intereson, pra, pasuria personale dhe zhvatja e taksapaguesve në kurriz të këtij populli! Dhe, kjo liri e tepruar, pa farë demokracie, udhëheqësve tanë të lartë, të këtij shteti, iu ka sjellë atyre që të bëhen milionerë. Pra, që të pasurohen dhe të bëjnë një jetë luksoze dhe që të jetojnë me shumë lumturi. Ata po punojnë në 4-5 vende të punës, por edhe marrin të ardhura nga burime të tjera, që atyre fare nuk u mungon. E, populli po vuan e po vuan. Dhe, pjesa dërmuese e popullit fare nuk punon. Pjesa tjetër jeton në varfëri, me vetëm 1,5 euro. Pra, 60 % kanë problem me jetën. Të rinjtë tanë me diploma në xhep kërkojnë më kot punë. Ata sillen udhëve dhe nëpër kafiteri, duke shpresuar në punë. Por, më kot, për ta nuk qan kokën askush. E, pjesa më vitale popullit është e zhgënjyer shpirtërisht. Ata vazhdimisht po dalin jashtë atdheut, me sakrifica të shumta dhe dhembje për Kosovën. Ata po heqin të zitë e ullirit nëpër kufijtë e shteteve të tjera. E, më kot, për ta nuk qajnë kokën udhëheqësit tanë. Nuk e di ku po e gjejnë gjithë atë lumturi politikanët tanë, në këtë kiamet që gjendet populli!...Dhe, me këto "allishverishe"shteti i Kosovës ka ardhur para falimentimit?! Kosova, pra, në vend që të ecë përpara, ajo vazhdimisht është bërë poligon i thellë i problemeve të shumta. Ndaj, mu për këtë, Kosova është vendi me më së paku demokraci në rajon, por edhe në Evropë. Sikur kjo nuk iu bënë fare përshtypje politikanëve tanë dhe, tani, ata me "krenari" po i kërkojnë votat nga populli i mjerë dhe i përdhosur. O Zot, sa ligësi me këtë papunësi!... Andaj, për këtë, populli është i zhgënjyer dhe për ditë po zhgënjehet edhe më tepër. Aty ku nuk ka demokraci, nuk as liri. Aty ku nuk ka demokraci, nuk ka as liri të shprehjes. O Zot, sa poshtë kemi rënë. Kosova, tani, po renditet me Armeninë, Kaukazin, Kirkistanin… Këtë renditje nuk e ka bërë ndonjë individ ose ndonjë shtet që ia ka shumë inat Kosovës. Por, këtë renditje dhe këtë vlerësim negativ e ka bërë qe sa kohë "Freedom Hause", pra një organizatë mbikëqyrëse, monitoruese nëpër gjithë botën. Ndaj, vlerësimin që e jep kjo organizatë, për nivelin e ulët të demokracisë në Kosovë, është me të vërtetë një shqetësim i madh. Edhe para tre vjetësh, kjo organizatë, për Kosovën e ka dhënë një vlerë negativ. Tani, pas tre vjetësh, në vend se të përmirësohet demokracia, ajo ka rënë edhe më poshtë!... Zaten, ky shqetësim duhet të na brengosë të gjithëve. E, më së shumti institucionet tona. Megjithatë, ato sikur nuk mërziten fare për këtë raport. Ato e vazhdojnë punën e vet, thuajse nuk ka ndodhur asgjë. Dhe, vazhdimisht pasurohen e po bëhem milionerë në kurriz të popullit! E, mjerimi nuk ka brirë që të bërtet!...

Këtë parregullsi deri kur duhet ta durojë populli?

Këtë jodemokraci populli më nuk mund ta durojë. Në Kosovë ka edhe shumë të meta të tjera që kërkojnë dënim dhe gjykim. Udhëheqësit dhe politikanët tanë, sikur nuk po mendojnë shumë për popullin. Interesi personal, grupor, por edhe partiak, është më i vlefshëm se sa interesi i përgjithshëm shtetëror. Megjithatë, udhëheqësit tanë, për popullin mendojnë vetëm atëherë, kur iu duhen votat. Pra, vetëm atëherë kur ju duhet vota për pushtet. Mendoj se parregullsive duhet t'ju vijë fundi. E, populli votën duhet t'ia japë vetëm atyre që e meritojnë. Pra, atyre që menduan dhe vepruan për shtetin dhe për popullin. Ata, pra, që e ngritën zërin në mbrojtjen e të papunëve, që u angazhuan për invalidët e luftës, ata që u përkujdesen për rininë tonë, ata që i mbrojtën pensionistët dhe në përgjithësi ata që luftuan për mbrojtjen e këtij vendi dhe të kësaj toke. Ndaj, votën mos t'ua japim atyre që luftuan për interesin personal dhe partiak. Atyre që e keqpërdorën e popullin. T'i zgjedhim më të mirët, më të zotët dhe vetëm atyre që e deshën dhe me sinqeritet të lartë e duan shtetin dhe popullin. Vetëm atyre t'ua japim votën. Ata që dështuan nuk mund të marrin më votën e popullit, as sot dhe as kurrë. Andaj, popull, vetëdijesohu njëherë e përgjithmonë; mos i përkrahni asnjëherë zhvatësit e këtij vendi dhe të këtij populli. Përkrahni gjithmonë njerëzit e aftë dhe të sinqertë, që e duan vendin dhe popullin me sinqeritet dhe që mendojnë për zhvillimin e këtij vendi dhe të këtij populli…

(Kosova Sot) 

22 orë e 3 minuta më parë
18/01/18
aaaaaaaa