Të dorëhiqen dhe të burgosen të gjithë banditët që i futi në kurth udbashi Baton Haxhiu!

Të dorëhiqen dhe të burgosen të gjithë banditët që i futi në kurth udbashi Baton Haxhiu!
  • 07 February 2018 - 07:57

Reshat Badallaj-Zhuriani: Të gjithë banditët, kushdo qofshin, presidenti, kryeministri, kryetari i Kuvendit, vagabondët e bandave politike, sa më parë që është e mundur, për të shpëtuar dhe për të mirën e vendit, të dorëhiqen dhe të burgosen, që kanë rënë në kurthin e njeriut të UDB-së serbe me librezë zyrtare, këlyshit të Jovica Stanishiqit, përçarësit kombëtarë, spiunit, hajnit, tradhtarit, që ka vetëm një emër e që është BATON FAZLI HAXHIU. Për të gjitha këto, në qoftë se nuk pajtohet dilberi, karanfili dhe shushunja serbe, Baton Haxhiu, lirisht le të ngrejë padi penale kundër meje, bile të gjykatat e shtetit të tij, që ushqehet dhe paguhet nga Serbia fashiste ose të gjykatat e instaluara në Prishtinë, me këlysh e zagarë, të deridjeshëm të kasapit Slobodan Milosheviq, qenit plak Titos, që ishte më i zi se Millosheviqi, por ai tinëzisht dhe langonjtë e rrahmanzinjve, unë jam i gatshëm në çdo kohë. Dhe, jo vetëm kaq, por këtij spiuni serb, me tradita të moçme antishqiptare që ka sharë shqiptaret në tre rreshta dhe se zyrat e UDB-së në Beograd, ka shëtitur më shumë se dhomat e tij, i kam kërkuar publikisht DEBAT TELEVIZIV, qoftë edhe në kanalin KLAN SERBIA, POR SI KAMUFLAZH PËRDORET SI KLAN KOSOVA, për takimet me gjakësorët serbo-çetnikë, në hotelin e Brezovicës, me në krye me kryeudbashin e asaj kohe dhe me kriminelin, Jovica Stanishiqin, për qëndrim në hotelin "GRAND", në mbikëqyrjen dhe kujdesin e MUP-it serb, kur bombardohej Kosova dhe ky langua serbianë me Veton Surroin, pro serb, antikombëtar, djalin e ishugosllavit, Rexhai Surroit, përkatë- sisht djali i xhait të Sezairit, që e vranë shqiptarët, sepse luftonte në luftë bashkë me serbianët kundër shqiptarëve dhe serbianët e shpallën hero dhe me një gazetare greke...

Baton Haxhiu paguhet nga qarqet antishqiptare:  Debat televiziv i kërkova se si gënjen se kinse SDB-ja serbe ka ardhur të përgatisë një takim me ta me Mahmut Bakallin, sipas tij dhe perse pikërisht te ky, si e shpalli veten të vdekur dhe si e sajojnë planin kinse ky është i vrarë dhe me dorën e tij, telefonon Tanjug-un, se si MUP-i serb e fut në Maqedoni? Si ka vjedhur shokët gjatë luftës, si ka hyrë në Serbi dhe kah, në kohën e protestave në Beograd, kur nuk guxonte të futej këmba e asnjë shqiptari, si vizitonte kampet e UÇK-së gjatë kohës se luftës dhe të nesërmen bombardoheshin nga artileria serbiane, se si ka hise në spital, se si është i lidhur me bandat serbe, mafio-oligarkët Devolli dhe përse futi krunde qensh e derrash, në trojet vetëm ku flitet shqip, për t´i vrarë shqiptarët me mallra me simptome kancerogjene dhe se si të tredhen që të mos shtohen? Përse shkon me vrap te z. Panajot Panariti, në Tiranë dhe insiston që të mos kthehen prapë mallrat e qenve dhe te derrave, por t´i hanë shqiptarët në mënyrën më raciste. Kam kërkuar debat televiziv edhe për rastin e Kumanovës dhe futjen e përçarjes në Maqedoni, kam kërkuar debat televiziv edhe për rastin se si u fut në burgun dhe intervistuan vrasësin me pagesë dhe kush ia lejoi atë, pikërisht para hapjes së Gjykatës Speciale dhe se a është ky spiunë i dyfish kundër shqiptarëve, se si paguhet nga Serbia dhe qarqet e huaja ndërkombëtare ta zëmë nga Rusia,apo nga ndonjë vend tjetër. Po ashtu kam kërkuar edhe se si e hapi kanalin televiziv që quhet KLAN KOSOVA, por në fakt udhëhiqet nga urdhrat serbe dhe është klan Serbia, ku i morri paratë, a e financon banda serbiane, mafio-oligarkët Devolli, apo e financon drejtpërdrejt Serbia...? Pyetje që do të sqarohen publikisht. Pastaj kush e ndërseu të futet në zemër të shqiptarisë, pikërisht në Tiranë, te Edvin Kristaq Rama, pjella e ish-prokurorit që nënshkroi dënimin me varje të poetit, kuksian Evzi Neles, se si u fut dhe u bë këshilltar i Kuvendit të Kosovës dhe pikërisht i Kadri Topuzit dhe si i fuste politikanët banditë, të paditur, të pashkolluar, por me diploma të blera, në kurthin e tij kundër Kosovës dhe kundër kombit shqiptar në përgjithësi, për të zezat e vendit...? Se si i bëri budalla halabakët; Hashimin e Brojës, Kadri Topuzin dhe Ramush Haradinajn, që po i thonë Rambo, por, kohëve të fundit, populli ia ndërroi emrin Ramush kravata dhe t´i fusë në armiqësi edhe me Amerikën, Gjermaninë dhe Bashkimin evropian dhe se Serbia dhe Rusia i fërkonte duart. Të pyesim se sa para e paguan Serbia për përçarje në Kosovë?

Kush e solli Gjykatën Speciale:  Baton Haxhiu, për ta turbulluar situatën në Kosovë, ndërseu pushtetarët që të armiqësohen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermaninë dhe Bashkimin evropian, për zhbërjen e Gjykatës Speciale, kinse këta po e fyejnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe gjeti mjerisht njerëz të shitur, spiunë e tradhtarë. Mirë, po pyesim dhe t´i sqarojmë gjerat si burrat, fjalën e kam me lexuesit dhe jo me Hashimin e Brojës, Kadri TOPUZIN, Ramush Haradinajn, që po i thonë Rambo, që vite të tëra ka vajtuar si fëmijë qyrravec""Më bëni bre kryeministër..." dhe as që debatoj as me kopilin e Titos, hajnin e Diasporës dhe krahun e djathtë të rrahmanzinjve, KOPILIN E TITOS, ISA MUSTAFËN dhe jo se jo as me ata që nënshkruan, sepse këta janë tradhtarë, spiunë dhe të shitur të veprojnë kundër Kosovës, por me ju lexues të nderuar. Sakaq, pyesim: Kush e solli Gjykatën Speciale? Flisni kush e solli? Kush e miratoi Gjykatën Speciale? Flisni kush e miratoi dhe e aprovoi? Kush bënte trysni duke i shkuar edhe në shtëpi të aprovohet Gjykata Speciale. Flisni langonj kush? Kush e pranoi që kjo Gjykatë fatzezë të merret vetëm ME KRIMET E SHQIPTARËVE DHE JO TE GJAKSORËVE SERBO-ÇETNIKË, QË VRANË MIJËRA SHQIPTARË, mijëra femra shqiptare dhunuan dhe i dogjën të gjalla. Kush? Flisni, kush? Dhe, ndërsyen spiunet dhe tradhtarët që paguan me para që të mbledhin nënshkrime. Ju u vutë kundër Amerikës. Po kush jeni ju more hajna që deri dje keni prashitur kollamoq me shat dhe keni blere vota dhe ju more zuzarë të flisni në emër të popullit. Dhe, ju perse jeni të paguar dhe të ndërsyer nga këlyshi i UDB-së, BATON HAXHIU, që Kosovën ta bëjë katrahurë për interesa serbe, kinse do e njollos UÇK-në famëmadhe nuk ka mundësi të njollosë kjo gjykatë e turpit e fatzezë që e sollën qentë shqipfolës, sepse këta zagarë nuk ishin të zot të bëjnë gjyqin vetë, sepse në gjykatën e kalbur ulen zagaret e Titos. UÇK-ja ka zhvilluar luftën më të pastër që njeh historia e njerëzimit sepse luftoi në tokën e saj që ia kishte lenë zoti hise, kundër bishave dhe kriminelëve të Drazh Mihajlit, për të mbrojtur pragun e shtëpisë. Dhe, po qe se kjo Gjykatë fillon të njollos UÇK-në, që e sollën langonjtë dhe zagarët shqipfolës të ngrihemi në këmbë e tërë Kosova dhe viset tjera shqiptare. Por, kjo bëhet për interesa personale, sepse janë të paguar,spiunë e tradhtarë të ndërsyer nga këlyshi i UDB-së, Baton Haxhiu, që merr para me thasë nga Serbia... Po, me demarkacionin si i shiten tokat e Kosovës, si të ishin tokat e babës?! Kjo kope banditësh është tamam si soji i Esat Pashës dhe Ahmet Zogollit, tradhtarë dhe pikë...

Gjykatën e kanë sjellë edhe ish-jugosllavët; Pra, kësaj radhe po e mbylli me kaq, për të vazhduar me shkrimet e radhës, se si kanë rënë halabakët, hajnat, mafio-oligarkët, nën ndikimin e hajnit, spiunit, tradhtarit, këlyshit të Jovica Stanishiqit, Baton Haxhiut. Jo, ndoshta pyesni se unë jo. Përse unë nuk pyes? Sepse e di se qeni aty ku ha leh. Pra, këtë armiqësi, vëllavrasje, për të shkatërruar Kosovën dhe për të nxitur luftë qytetare, dhe katrahurën e kasaphanën e kërkon BATON FAZLI HAXHIU dhe të gjithë ata këlysh që e ndjekin pas. Në fakt këtë e bënë Serbia fashiste, por ky këlysh paguhet për këtë punë, kjo murtaja e zezë dhe kolera, që i bien kambanave të mortit kundër Kosovë dhe dërgon langonjtë për të dëgjuar frymëmarrjen e atdhetarëve. Akoma nuk e kuptojnë se sa herë dhe me kë ka biseduar zuzari, Baton Haxhiu, të nesërmen e ka pësuar keq. Sepse langoi paguhet për këtë punë. Mjerisht, përpos këtyre zagareve që e sollën gjykatën Speciale, ju them që tani të mbani mend këtë gjykatë e kanë sjellë edhe ish-jugosllavët, udbashët që në Serbosllavi iu shiten falas UDB-së e që quhet LDK. Por, unë kam thënë se këta kanë formuar komision kundër krimeve të UÇK-së, kam datën dhe emrat e secilit, të spiunëve dhe tradhtarëve të kombit që janë nën strehën e LDK-së. Këta kanë deponuar shumë materiale dhe do të shihet dhe në qoftë se nuk del kështu, unë do t'ju kërkoj falje dhe kurrë nuk do të marr kalem në dorë për të shkruar. Personalisht, jam deklaruar se KËTA TË LDK-së NUK JANË AS SHQIPTARË E AS NJERËZ. Ju çka mendoni nuk e di, është puna Juaj. Edhe një gjë e them publikisht dhe në qoftë se e gjeni një dhe vetëm një që këta zagarë që lehin fuqishëm për LDK-në që nuk ka qenë spiunë ose titist nga unë i ka 5000 euro. Fjalën e mbaj dhe gjeni vetëm një dhe jo dy. Paratë i keni në konto. Dhe, krejt në fund fare, të gjithë ata që kanë rënë nën ndikimin e spiunit të UDB-së serbe, këlyshit të Stanishit, BATON HAXHIUT, sa më parë të dorëhiqen, të kërkojnë falje, të burgosen për spiunim dhe tradhti shtetërore dhe kombëtare...

"Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike."

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIANI

(Kosova Sot)