Tyxharët në ofensivë për copëtimin Kosovës! - Opinione - Kosova Sot
Tyxharët në ofensivë për copëtimin Kosovës!

Tyxharët në ofensivë për copëtimin Kosovës!

Propagandën serbët e kanë në kulm

SHKRUAN: LUAN ASLLAN DIBRANI

Nëse hyjmë në analiza vijmë në përfundim se çfarë kanë fituar shqiptarët? Ne nuk kemi fituar asgjë, përveç një lirie të kufizuar, sovraniteti edhe më të kufizuar, ndërsa serbët kanë fituar më shumë se çdo pakicë tjetër në botë!

Propagandën serbët e kanë në kulm. Ndikimi i tyre po reflektohet ku më lehtë se tek një TV, që drejtohet nga spiuni i UDB-së, edhe pse ai nuk e pranon, Baton Haxhiu. Për ta vërtetuar një gjë të tillë shikojini me vëmendje TV-Klanin dhe KTV-në, e deri diku edhe gazetën Ekspres. Me punën e tyte janë shërbëtorët e drejtpërdrejtë të Serbisë. Nga kush lind pyetja bëhet gjithë kjo bujë në aq tema të nxehta "pazarllëqesh me Kosovën"? Pa as një mëdyshje duhet t'i denoncojmë deri në fund si Fatmir Shehollin, që duket se është mik i ngushtë (profesionalagjenturor) me Baton Haxhiun, pastaj Adriatik Kelmendin, Shkëlzen Maliqin, dhe Berat Buzhalën, figura kontroverse dhe konsiderohen si bashkëpunëtorë të Serbisë me vetëdije apo pa të. Po zotëri Sheholl nuk mundem t'u nënshtrohem tezave tua të shkelesh në gjakun e Jasharëve dhe mijëra djemve dhe vashave që derdhën gjakun për këtë vend! Nuk përfundon lista këtu! Këta janë treguar më agresivët në media për çështjen e demarkacionit (pa ndonjë mandat të dhënë nga organet shtetërore apo ndonjë institucioni. Rol kanë këta protagonistë dukshëm nga Sheholli), ndërsa tashmë Klan Kosova e ka filluar fushatën për ta bindur opinionin se neve shqiptarëve nuk na takon gjithçka, sepse edhe serbët duhet shpërblyer'. Kjo është paradigma e diplomacisë serbe, të cilën e shfaqi përmes Shehollit para disa ditësh në Tv Klan! Dihet se kush ishte ai para lufte! MT: Serbët kanë fituar më shumë se çdo pakicë tjetër në botë Nëse hyjmë në analiza, vijmë në përfundim se çfarë kanë fituar shqiptarët? Ne nuk kemi fituar asgjë, përveç një lirie të kufizuar, sovraniteti edhe më të kufizuar, ndërsa serbët kanë fituar më shumë se çdo pakicë tjetër në botë! Agresiviteti juaj dhe brutaliteti juaj janë në spikamë alarmante ë bëheni tregtarët e paftuar për shitjen dhe faljen e tokës tonë, armiqve ardhacakë nga "Karpatet e Rusisë"!Ju vazhdoni të jeni arterie e sëmurë dhe (kancer i ndarjes dhe shkatërrimit të shtetit të Kosovës). Sheholli tha se Serbia ka tri opsione: "Autonominë substanciale për serbët në Kosovë përfshirë një kuvend dhe qeveri autonome, ndarjen e veriut dhe eventualisht këmbimin e territoreve". Po zotëri Sheholli, nuk mundem t'u nënshtrohem tezave tua shtazarake, as nga pozicioni yt ta harrosh heroizmin dhe gjakun e Jasharëve dhe mijëra djemve dhe vashave që derdhen gjakun për këtë vend."Nuk mund ta falim 'Trepçën', hambarin e ishJugosllavisë dhe ndër pikat ma të pasura të Evropës"! Mos harroni se lufta e Serbisë ishte për 'Trepçën' dhe resurset tjera nëntokësore, se për ndryshe nuk kishte hyre në luftë me shqiptarët për toka të huaja! -Madje ai nuk u durua pa e komplimentuar presidentin e Serbisë dhe strukturat atje, duke theksuar se ata kanë përgatitur një dokument "shumë shkencor", nga më shumë se 22 institute dhe Akademia e Shkencave të Serbisë, një dokument për Vuçiqin, në mënyrë që të arrihet zgjedhja. Merre me mend dokument shkencor paska për t'i varrosur interesat e shqiptarëve. Po, ku ka shkenca të tilla, përveç kryeshkëncës serbe, gënjeshtrës dhe mashtrimit! Sikurse projektet e Çubriloviçit, Andriçit e të tjerëve që i sollën varrin Kosovës dhe shqiptarëve. Lind pyetja se kah i mori gjithë këto të dhëna kur para teje janë do "institucione zyrtare të Kosovës"!?. Ti spiun serb nuk mund ta quash definitiv raportin serbshqiptar derisa nuk zgjidhet çështja e "Sanxhakut" e tokave tona me tapi që janë në Toplicë dhe mos të flasim për Kosovën Lindore. 

Mos luani me tokën tonë të shenjtë

Po, trashëgimia kulturore më shumë se shtatë mijëvjeçare iliropellazge, që është varrosur dhe pjesërisht po zbulohet në Serbi. Kjo që ta them unë është shkencë dhe dëshmi që edhe ekipet janë duke i përgatitur tapitë tona që i kemi pasur origjinale e që i fshehu Serbia e atëhershme me forcat osmane! Prandaj, demarkacioni me Malin e Zi po ashtu u shfrytëzua për t'ia thyer krenarinë shqiptarëve për vendin e tyre, për t'i bërë të ndihen të pafuqishëm për të mbrojtur interesat shqiptare dhe për t'iu dorëzuar çfarëdo stihie nga jashtë përmes bashkëpunëtorëve, siç jeni ju me Batona, Kelmenda, Maliqa e Buzhala etj. Mos luani me tokën tonë të shenjtë ju dhe tradhtarët e tjerë se do ta paguani shtrenjtë nga vetë populli shqiptar që me dinjitet i mbrojti tokat e veta deri më sot... 

(Kosova Sot)

22 orë e 38 minuta më parë
23/06/18