Neve, pensionistëve, na dhatë premtime të mëdha, të cilat mbetën në letër...?

Neve, pensionistëve, na dhatë premtime të mëdha, të cilat mbetën në letër...?
  • 25 April 2018 - 08:23

SHKRUAN: HASAN HASANRAMAJ

Ne, pensionistët e Kosovës, nga ju po kërkojmë që të keni një respekt, një dinjitet, një dhimbje, një përkrahje më të madhe gjatë këtyre ditëve dhe momente të vështira të pleqërisë sonë, ndaj së cilës që tetëmbëdhjetë vjet me vendimet tuaja antiligjore, antinjerëzore, më shumë se çdo kund në botë na i keni mohuar të gjitha të drejtat tona elementare - ligjore të garantuara me konventat ndërkombëtare. Çka është edhe me drastik na i keni mohuar diplomat e fakultetit. Andaj, urgjentisht kërkojmë të shfuqizoni nenin 4 dhe 5 të udhëzimit administrativ. Në anën tjetër kryeministri dhe kryeparlamentari ne pensionistëve të Kosovës në lokalet e Lidhjes së Pensionisteve dhe Invalidëve të Kosovës më o3. 11. 2017, me rastin e nënshkrimit të Memorandumit, na premtuan, para një viti, se nëse ne do të vijmë në pushtet do të këtë rritje të pensioneve 25 deri 30 për qind. Po ashtu brenda tre muajsh Kuvendi i Kosovës do të nxjerrë ligjin dhe do t'u pranohet stazhi i viteve të 90-ta. Do t'u sigurohet transporti publik dhe medikamente falas. Për fat të keq, të gjitha këto premtime mbetën vetëm premtime të shkruara në letër, asgjë tjetër.

Askush nuk kujdeset për hallet tona

Ne, pensionistet e Kosovës, me diploma të fakultetit, të vuajtur dhe të diskriminuar nga ana e Qeverisë, Ministrisë dhe Parlamenti të Kosovës po ju drejtohemi me këtë letër lidhur me shkeljen e konventave ligjore ndërkombëtare, ligjeve të Kosovës dhe të akteve tjera normative dhe njerëzore që kanë të bëjnë me të drejtat e pensionisteve në Kosovë ?! Ju kryeministër, ju ministër i Ministri e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ju kryetar i Parlamentit, ju parlamentar të Kosovës, edhe përkundër ankesave dhe kërkesave tona që i keni marrë nga Lidhje e Pensionisteve dhe Invalidëve të Punës të Kosovës më o3. 11. 2017 numër 17 dhe pensionistët e Kosovës në mënyrë individuale dhe grupore keni qenë të obliguar që të shqyrtoni urgjentisht animimet e ne pensionistëve - si ministri, si Qeveri, si Parlament dhe si parlamentarë çështjet që kanë të bëjnë me hallet tona. Andaj, ne pensionistët, të diplomuar gjatë vitit 1990, urgjentisht kërkojmë të shfuqizoninenet "4" dhe "5" të udhëzimit administrativ. Me këtë udhëzim ne pensionistet me diploma të fakultetit në xhepa na keni diskriminuar.

Pse nuk e anuloni Udhëzimin Administrativ nr. 09/2015, për shfrytëzuesit e pensioneve

Për t'i dëshmuar të gjitha këto diplomat e fakultetit, librezat me përvojën e punës, të evidentuar dhe të vulosura në librezat e punës ua kemi ofrua në ankesat tona Ministrisë. Pra, çka po pritni anuloni Udhëzimin Administrativ "nr. 09/2015 "për kategorizimin e shfrytëzuesve të pensioneve kontributpagues të nxjerrë nga Ministria e Punës, Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës: Merrni e lexoni nenin "8" të Ligjit nr. 04/ L-131, ku janë paraparë kushtet dhe kriteret për njohjen e drejtës në pension, të moshës, të stazhit dhe dëshmive tjera për pagesën e kontributeve, në nenet 4 dhe 5 të Udhëzimit Administrativ nr. 09/2015 të përgatitjeve profesionale. Është rregull që çdo akt ligjor dhe nënligjor duhet të hartohet në pajtim me ligjin. Mirëpo, për çudi udhëzimet Administrative në fjalë e Ministria e Punës dhe përkrahur nga Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës janë hartuar në kundërshtim me ligjin, ku ceket vetëm kontributi në punë gjatë viteve sa është punuar, kurse në udhëzim edhe kualifikimet. Ky udhëzim jo vetëm që është në kundërshtim me ligjin, por edhe me legjislacionin e Bashkësisë Evropiane (ku institucionet e Kosovës, në mesin e tyre Qeveria dhe Parlamenti, janë të obliguara të inkorporojnë në aktet e tyre ligjore dhe nënligjore), ku praktikat e vendeve evropiane punëtorin e paguajnë në baze të kontributit të dhënë gjatë viteve në Kosovë, e jo të përgatitjes shkolore. Pra, ky udhëzim është diskriminues, johuman, joligjor, jonjerëzor, sepse me këtë qindra pensionistëve në Kosovë me diploma të fakultetit në xhepa pa asnjë mbështetje ligjore u është mohuar kualifikimi shkollor superior dhe kontributi të cilin e kanë dhënë në institucionet e ndryshme në Kosovë. Po ashtu me rastin e hartimit të këtij udhëzimi administrativ nuk janë respektuar as standardet e akteve normative të cilat neve me diploma të fakultetit në xhepa po na goditni nga 50 e më shumë euro më pak për çdo muaj?!

Lexoni aktet ligjore të shteteve të BE-së për të drejtat e pensionistëve ...

Ministria e Punës, Qeveria, Parlamenti me rastin e hartimit të udhëzimeve administrative duhet ta dinë se nuk kanë vepruar në pajtim me dispozitat e 'acquis' të BEsë (për të cilat pushtetarët e Kosovës deklaroheni para qytetarëve dhe BE-së se aktet e tyre normative janë në pajtim me to). Pra, duke pasur parasysh të gjitha këto shkelje dhe mashtrime ligjore që i cekëm më lart, ne pensionistët e goditur në Kosovë kërkojmë nga ju, Qeveria, Ministria e Mirëqenies Sociale, Parlamenti dhe ju deputetë, të cilët jeni bërë të shurdhët?! Pra, ne pensionistet e Kosovës- kategoria e goditur gjatë tetëmbëdhjetë vjet të pasluftës së fundit jemi të brengosur për pozitën tonë të vështirë dhe diskriminuese nga ana juaj që jeni në pushtet, e cila gjë po ndikon negativisht në vështirësimin e jetës dhe ekzistencë tonë fizike. Andaj, edhe një herë nëpërmjet kësaj letre po kërkojnë nga ju që të keni një respekt, një dinjitet, një dhimbje, një përkrahje më të madhe ndaj neve, pensionistëve, që këto ditë dhe momente të vështira të pleqërisë kanë nevojë, për një respekt, për një ndihmën materiale, për një mosshkelje të të drejtave tona. Në fund të këtij shkrimi po ju përkujtojmë së gjatë aktivitetit parazgjedhor dhe zgjedhor që u mbajtën vitin e kaluar kryeparlamentari dhe kryeministri i Kosovës ne kategorive të pensionistëve si shtresa më e diskriminuam: Ju na premtuat së nëse vijmë në pushtet do të këtë rritje të pensioneve për të gjitha kategoritë kontributdhënëse për 25 deri 30 për qind. Po ashtu brenda tre muajsh Kuvendi i Kosovës do të nxjerrë ligjin - ku do t'u pranohet i stazhit i viteve të 90-ta. Do t'u sigurohet transporti publik, medikamente e shumë gjëra të tjera falas. Kaluan shumë ditë dhe muaj - kryeparlamentari dhe kryeministri, të cilët erdhën në pushtet, për fat të keq nuk ndërmorën asgjë për realizimin e premtimeve të tyre në takimet e mbajtur në lokalet e Lidhjes së Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës në Prishtinë. 1. Në lokalet e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës kryeministri dhe kryeparlamentari pensionistëve u premtuan se pensionet do t'u rriten 25 deri 30 për qind. 2. Do të miratohet Ligji për pranimin e stazhit të viteve të 90-ta, transporti dhe medikamentet do t'i keni falas, por asnjë prej këtyre premtimeve nuk u realizua.

(Kosova Sot)