Papa Françeskut, t'i jipet Çmimi Nobel për paqe!

Papa Françeskut, t'i jipet Çmimi Nobel për paqe!
  • 02 October 2015 - 20:19

Shkruan: Prof.Dr.Mehdi HYSENI

*** Selia e Shenjtë e Vatikanit, Presidenti i SHBA-së, Barack Obama dhe seketari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon,  do të  ishte e udhës, që Papa Françeskun ta propozonin për Çmimin Nobel të Paqes, sepse ky personalitet ngado që po shkel po mbjell paqe, harmoni, besim, respekt, dashuri dhe shpresë mes njerëzëve për një botë më të mirë, më të sigurt, më të harmonishme  dhe me perspektivë  të ndritshme për të gjithë.

Të gjitha  vizitat  e Papa Françeskut, që së fundi  i bëri në disa shtete të Amerikës (Uashington, Nju-Jork, Filadelfia etj.) krijuan përshtypje të thellë pozitive të besimit te njerëzit, sepse  mesazhet e  tyre, emërues të përbashkët kishin: humanizmin, bamirësinë, solidarësinë, barazinë, pajtimin, bashkëpunimin, mirëqenien, ekumenizmin, drejtësinë, respektimin e lirive dhe  të drejtave të njeriut, tolerancën, demokracinë dhe paqen, thellimin e dashurisë, të mirëkutimit dhe të mirëbesimit mes popujve të të gjithë botës, pa dallim race, feje, gjuhe, besimi, ngjyre, kombësie, kulture,  vendi, rajoni a kontinenti.

Ndërgjegjja e lartë, dashuria  ndaj njerëzëve në përmasa globale, sinqeriteti, dinjiteti, vullneti i pathyeshëm, sakrifica dhe gatishmëria e lartë e Papa Françeskut për një botë më të mirë, më të sigurt, më të qetë (pa konlfikte, pa luftra, pa terrorizëm, pa varfëri, pa papunësi,  pa sëmundje të ndryshme etj.) , më të drejtë, më humane, më unike, më stable, më të begatë, më të zhvilluar, më të lumtur, më kuptimplotë dhe të pranueshme për të gjithë popujt e botës, që të rrojnë të lirë,  të bashkuar, në paqe, në harmoni dhe në mirëqenie të plotë , të gjitha këto vlera me përmbajtje humane, altruiste dhe kozmopolite  me vision global, janë prova më e qëndrueshme, më e justifikueshme  dhe më e pranueshme, që Papa Françeskut,  t'i jipet Çmimi Nobel për Paqe.

Të gjitha këto përpjekje të sinqerta  të Papa Françeskut për të shpëtuar njerëzimin nga  e keqja, nga shfrytëzimi, nga pabarazia, nga uria dhe nga varfëria e miliona njerëzëve në kontinente të ndryshme të botës, përligjin kthjelljen e mendjes kolektive të gjithë  njerëzimit, që t'i përqafojë dhe t'i mbrojë vlerat e tij  të çmueshme, gjithnjë, duke u bazuar në KRYEVLERËN-humanizmin, progresin, demokracinë dhe paqen e qëndrueshme.

Kjo  sacrificë, kjo kurajo, kjo dashuri, kjo gatishmëri dhe ky vullnet i etshëm i Papa Françeskut  për të ndihmuar paqen dhe  mirëqenien e të gjithë popujve të botës, bazohet në humanizmin edhe si parim, edhe si ide, edhe si vlerë  me përmbajtje universale, që unifikon tërë bashkësinë njerëzore. 
Prandaj, kjo është paradigma më e qëndrueshme dhe më racionale, që na apostrofon se ndërtimim e rendit botëror nuk duhet konsideruar dhe vlerësuar vetëm si një element të thjeshtë, të bazuar vetëm  në  idenë dhe në konceptin politik,  ekonomik, tregtar, por edhe në atë human, moral dhe religioz të pajtimit dhe të unitetit në dimensione botërore , gjithnjë mbështetur në idenë dhe në parimin e humanzimit si vlerë universale.

Duke qenë se humanizmi nuk ka karakter  të filozofisë spekuluese  politike, ky,  gjithmonë i ka dyert e hapura dhe ka  hapësirë të mjaftueshme që në kuadrin e përmbajtjes së tij, të  pranojë dhe të koekzistojë me të gjitha religjionet dhe me të gjitha sistemet politike mbase para së gjithash dhe, mbi të gjitha bazohet në  solidarësinë, barazinë, diturinë, etikën, në zhvillimin e shkencës dhe të artit njerëzor në përmasa globale.

Mirëpo, kjo nuk do të thotë që humanzimi si vlerë universale, të keqkuptohet dhe të abuzohet sikurse koncepti dhe ideja e demokracisë së "rezervuar" vetëm për liderë politikë mafiozë, korrupcionistë, trafikantë, kriminelë, hajna dhe vrasës së demokracisë dhe të humanizmit në përmasa të ndryshme rajonale, në veçanti në vilajetin e errët mesjetar ballkanik.

Humanizmi lidh dhe bashkon tërë botën bashkëkohore, jo krimi, vrasja, shpërngulja e detyrueshme dhe e kushtëzuar, shfrytëzimi, krimi, kontrabanda, korrupsioni, varfërimi, terrorizmi, skallëvrimi dhe trafikimi i qenieve njerëzore... etj.

Vizita disaditëshe e Papa Françeskut, që i bëri  Amerikës (takimi në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Barack Obama, fjala e tij në Kongresin Amerikan, si dhe në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork) ishte historike dhe për ta mbajtur   të paharruar në kujtesën e përbotshme, sepse mesazhet  e tij nuk iu drejtuan vetëm popullit amerikan, vetëm Shtëpisë së Bardhë, vetëm Qeverisë dhe vetëm Kongresit Amerikan, si dhe vetëm  Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Sesionin e 70-të saj në Nju-Jork, më 25 shtator 2015, me rastin e shënimit të 69-vjetorit të  Rezolutës së Parë  për çarmatimin në dimensione botërore, të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në  Nju-Jork, më 1946, por të gjithë popujve dhe  të gjitha vendeve në mbarë botën, që të heqin dorë nga lufta, nga konfliktet,  nga konfrontimet dhe nga mosmarrëveshjet  e ndryshme në dëm të  florës dhe të faunës së bashkësisë  njerëzore dhe, në vend të tyre, të  punojnë  dhe të veprojnë bashkërisht në mbrojtjen dhe në ruajtjen e vlerave humane universale dhe civilizuese (liria, rendi, derejtësia, solidarësia, demokracia, paqja, koekzistenca dhe mirëqenia), duke respektuar me konsekuencë objketivat dhe parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të së drejtës ndërkombëtare, të vlefshme për gjithë bashkësinë ndërkombëtare.  

Hillary Clinton: Papa Françesku, personalitet i shquar i historisë moderne

Absolutisht,  është shumë i saktë ky vlerësim aksiomatik i ish-Sekretares së shtetit amerikan, Hillary Clinton: " Është krejtësisht e qartë se Papa Françesku është një nga liderët më të rëndësishëm fetarë dhe moralë, jo vetëm në botën e sotme, por edhe në historinë moderne. Ai na obligon që  t'i trajtojmë disa  nga çështjet më kryesore me të cilat sot po  përballet njerëzimi: lufta, të ardhurat dhe pabarazia ekonomike, varfëria, papunësia, uria, lakmia, dënimi me vdekje, si dhe çështje të tjera, që shumë njerëz preferojnë të injorojnë ato ".(FB, September 24,2015).

Prandaj, mbi  këtë bazë të  filozofisë së humazimit, të progresit, të paqes dhe të ardhmërisë së njerëzimit ,  Selia e Shenjtë e Vatikanit, Presidenti i SHBA-së, Barak Obama  dhe sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon,  do të duhej që Papa Françeskun ta nominonin për Çmimin Nobël, dhe këtë propozim formal t'ia  paraqisnin Akademisë Mbretërore Suedeze të Shkencave, që humanistit  dhe paqëdashësit  Papa Françesku , t'i jipej ÇMIMI NOBEL PËR PAQE.

Takimi  me Presidentin Obama (23 shtator)

Gjatë  takimit  miqësor dhe të pëzemërt0 me presidentin  e SHBA-së, Barack Obama në Shtëpinë e Bardhë, Papa Françesku  filloi bisedën e tij kushtuar "respektimit të lirisë fetare, duke theksuar se Ai dhe katolikët e Amerikës nuk kërkojnë që të ushtrohet kurrfarë  lloji diskriminimi ndaj  të tjerëve, por së bashku  me bashkëqytetarët e tyre, katolikët amerikanë janë të përkushtuar për të ndërtuar një shoqëri që me të vërtetë është tolerante dhe gjithëpërfshirëse, për të ruajtur të drejtat e individëve dhe të komuniteteve, dhe për të hedhur poshtë çdo formë të diskriminimit të padrejtë".(http://ncronline.org/news/vatican/francis-meets-obama-calling-protection-religious-liberty-environment//).

Ndërkaq, presidenti amerikan, Barack Obama, e rikujtoi Papa Françeskun  se në  Amerikë, tanimë me qindra vjet, është bërë traditë ligjore dhe demokratike kultivimi dhe respektimi  i lirisë fetare, gjë që kjo, edhe  është baza themelore , që ka bashkuar popullin amerikan, pa dallim të feve  dhe të kulturave të ndryshme.

Në këtë frymë të rujatjes së lirive fetare, Obama e siguroi Papa Françsekun se "Ne , së bashku me ju, do të qëndrojmë dhe, do të  mbështesim mbrojtjen e lirisë fetare dhe dialogun ndërfetar, duke ditur se  njerëzit kudo, të jenë në gjendje që,  lirisht t'i ushtrojnë  liritë e tyre fetare  pa frikë dhe pa kurrfarë  kërcënimi."

Duke mbajtur  parasysh edhe rolin dhe kontributin e madh historik dhe diplomatik të shkëlqesisë së tij për normalizimin e  marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Kubën  për çka iu falënderua personalisht Presidenti Barack Obama  me rastin e takimit me Papa Françeskun në Shtëpinë e  Bardhë në Uashington , më 23 shtator 2015,  duke  u shprehur me këto fjalë: " Ne u jemi mirënjohës  për ndihmën tuaj të paçmueshme të fillimit tonë të ri të marrëdhënieve me popullin kuban, i cili zotohet për mbajtjen e premtimit të marrëdhënieve midis dy vendeve tona, për  bashkëpunimin më të thellë  në mbarë hemisferën tonë, si dhe për një jetë më të popullit  të Kubës." (http://ncronline.org/news/vatican/francis-meets-obama-calling-protection-religious-liberty-environment//)..

Mesazhi Kongresit Amerikan(24 shtator)

Papa Françesku, kështu filloi  fjalimin e tij  para senatorëve dhe kongresmenëve americanë:  "Le t'i trajtojmë të tjerët me të njëjtin  pasion dhe dhembshuri, ashtu siç dëshirojmë ne të na trajtojnë të tejrët. Le të krijojmë për të tjerët të njëjtat mundësi, ashtu siç ne kërkojmë për veten tonë. Ne kemi nevojë për dialog për shtëpinë tonë të përbashkët, ne kemi nevojë  për bashkëbisedim  gjithëpërfshirës. Ai qe  i fokusuar  në këto çështje: "Heqja e dënimit me vdekje, padrejtësa racore, tregtia e armëve, ndalimi  i efekteve më shkatërrimtare të ndryshimit të  klimës, pabarazia  e mirëqenies, oferta emigrantëve për një shans më të mirë në jetë sesa dëbimi i tyre, pabarazia  e të ardhurave , varfëria, krijimi i mundësive dhe i shpresës për të gjithë ". (http://www.rawstory.com/2015/09/24/pope-francis-challenges-congress-to-end-the-death-penalty-wealth-inequality-and-stop-climate-change/).

Fjalimi historik  i Papa Françeskut në AP të OKB-së

Siç theksuam më sipër, në  sesionin e 70-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së (25-26 shtator 2015), e cila objekt parësor shqyrtimi pati  parandalimin dhe eliminimin e armëve bërthamore  në dimensione botërore, mori pjesë edhe Papa Françesku, i cili me "ligjëratën" e tij historike të gjatë dhe me përplot argument preku çështjet më parësore dhe  më sensitive   me të cilat sot po përballet njerëzimi në përmasa globale, siç janë:  ndryshimi i klimës, lufta kundër terrorizmit, lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore, mbrojtja dhe respektimi i lirive dhe i të drejtave të njeriut, kriza e refugjatëve dhe vërshimi i tyre në Evropë  etj.

Për zgjidhjen e një spektri të tillë shumë të gjerë  të problemeve aktuale  ndërkombëtare, Papa Françsku  me të drejtë theksoi nevojën e domosdoshme të zbatimit  koheziv dhe konsekuent të  ligjeve dhe të normave  juridike ndërkombëtare, të miratuara në kuadrin e OKB-së, që  nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore (1945) e deri në ditët tona (2015), sepse këto janë instrumentet më të rëndësishme dhe më të efektshme për të mbrojtur "ambientin" ndërkombëtar, të drejtat dhe liritë e njeriut  nga çdo rrezik dhe konflikt qoftë në shkallë rajonale apo në atë ndërkombëtare. 
"Lufta është mohimi i të gjitha të drejtave dhe sulm I drejtpërdrejtë dramatik i ambientit tonë të përbashkët global. Nëse ne dëshriojmë  një zhvillim integral dhe human për të gjithë, ne duhet të punojmë pa pushim për të evituar luftën mes  shteteve dhe  popujve."(http://www.un.org/en/events/nuclearweaponelimination/.

Sa më sipër, ashtu siç është shprehur edhe  Zonja nderuar Hullari Klinton, Papa Françesku është  një nga personalitetet e sotme më aktive dhe më frytdhënëse  në mëkëmbjen e humanizmit, të solidarësisë dhe të koekzistencës aktive paqësore   të gjithë njerëzimit  në dimensione globale, i cili ,pa asnjë dyshim e meriton, që të nderohet si  laureat i Çmimit Nobel për Paqe. Ndaj,  për nominimin e tij, në potez janë: Vatikani(Selia e Shenjtë),   presidenti i SHBA-së, Barak Obama dhe sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon.