Popull zgjohu se të mori lumi!

Popull zgjohu se të mori lumi!
Popull zgjohu se të mori lumi!

Halim Hyseni

  • 14 September 2020 - 09:47

Letër e hapur popullit shqiptar në përgjithësi, dhe  atij të Kosovës në veçanti!

Popull zgjohu, se z. Abdullah Hoti dhe mercenarët rreth tij kanë vendosur t’ia dorëzojnë Serbisë më shumë se 30 % të territorit të Kosovës, ashtu siç Esat pashë Toptani i dorëzoi Shkodrën Kra lNikollës të Mali të Zi.

Dallimi i vetëm është se Abdullahu, nuk po ia dorëzon më shumë se 30 % të Kosovës KralNikollës, por urdhër-vrasësit të shqiptarëve Aleksandër Vuçiqit, me ndihmën dhe kopilinë e “miqve” tanë, armikut të përjetshëm tonë, Serbisë, e cila nga viti 1833 kur është themeluar Provinca e parë Serbe ( lexo: Pashalluku i Beogradit, i cili është çliruar me ndihmën e shqiptarëve) , nën vasalitetin e Perandorisë Otomane, ka zhvilluar 10 herë holokaust të tmerrshëm ndaj shqiptarëve!

Gjenocidi dhe holokausti i dhjetë, ka ndodh në vitet 1998-1999 në Kosovë. Kjo nuk është një akuzë e pa dëshmuar, e as tendencioze, por një e vërtetë absolute e cila do të dëshmohet në vazhdim katërçipërisht.

“Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti të enjten gjatë një debati në Komitetin për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian ka thënë se Kosova do ta respektoj marrëveshjen për Asociacionin ( Lexo: Zajednicën – Bashkësinë e Komunave me Shumicë Serbe) e Komunave me Shumicë Serbe të vitit 2015, dhe nuk po mundohemi në asnjë mënyrë që t’i ikim asaj marrëveshjeje...” .

Më tutje, ky person i papërgjegjshëm, inferior, i pa informuar dhe i pa dijshëm , pa ndjenja humane dhe kombëtare do të vazhdojë duke thënë: “... ne do ta respektojmë plotësisht atë, por jemi që të punojmë së bashku që të arrijmë një marrëveshje ligjërisht obliguese me Serbinë, ku përfshihet edhe dhe çështjet tjera...”

O temporamores!

A e di ky doktor shkencash domethënien e konceptin e asociacion.? A i ka lexuar parimet mbi të cilat duhet tëformohet asociacionit? Si duket, me gjithë titullin e madh të doktorit të shkencave, ku nuk di të dallojë domethëniet të nocioneve asociacion dhe bashkësi.

A di ky zotëri , se në vitin 2013, Hashim Thaçi, e ka nënshkruar Asociacionin pa atribute shkencore? Po ashtu, e pyes publikisht, a i di ky zotëri rolin dhe detyrat e Asociacionit të Komunave të Kosovës pjesë e të cilët janë edhe kryetarët e komunave serbe? Gjithashtu publikisht e pyes pse në gjuhën shqipe dhe angleze flitet për asociacion, por serbet nuk e quajnë asociacion por BASHKËSI.

Unë e di, që ky këtë nuk e di, por do të ishte korrekte këtë t’ua shpjegojë qytetarëve të Kosovës, pavarësisht nga përkatësia etnike, se mekëtë marrëveshje humbës dhe të rrezikuar do të jenë të gjithë qytetarët e Kosovës, me përjashtim të serbëve, të cilit si gjithmonë do të jenë të privilegjuar edhe tani.

Nuk mund të flas për fushën e tij profesionale , por në këtë fushë ky zotëri po dëshmon se është analfabet funksional, andaj po i lejoj vetes t’i them: vaj halli për këtë popull, i cili në ballë ka një analfabet funksional, i cili duhet të përballet me një ekip të delegacionit serb, pas të cilët qëndron Akademie Serbe e Shkencave dhe e Arteve e themeluar më 19 nëntor të vitit 1841.

Me Marrëveshjen e Asociacionit/ Bashkësisë, Serbia krijon kornizën e Serbisë Madhe

Me deklaratën e tij e këtij zotëriu se: “ Kosova do ta pranojë Marrëveshjen e nënshkruar nga Isa Mustafa e vitit 2015”, ky zotëri dëshmon se njohjet e tij nga historia, vuajtjet, terrori dhe holokausti mbi 1500 vjeçar serbë mbi popullin tonë nuk di asgjë. Ky si duket nuk ka lexuar asnjë projekt nga 50 projekte serbe për shfarosjen biologjike të shqiptarëve të hartuar në laboratorët e Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve si dhe tëepigonëve dhe të trabantëve tëVukKaraxhiqit, IliaGarashaninit, Cvijiqit, GjorgjeKërstiqit, Vasa Qubrilloviqit, IvoAndriqit, StevanMoleviqit, Aleksandër Rankoviqit, , DobricaQosiqit, SllobodanMillosheviqt, BranisllavKrstiqt, Aleksandër Vuçiqqit, etj . Me vjen keq për gjuhën të cilën jam duke e përdor, që nuk është gjuhë të cilën e përdori në jetë, por duke pasur parasysh fatalitetin e kombit shqiptarë të cilën ky po e përkrah po më detyron t’i them se është injorant total që nuk po e di se çfarë është duke bërë ose është duke bërë rolin e demonit së bashku me Isa Mustafen i cili këtë rol e ka luajtur që mbi 45 vite.

Asociacioni/Bashkësia e Komunave me Shumice Serbe rrënjët i ka në Memorandumin e viti 1986

E quaj analfabet funksional sepse ky nuk e di se Bashkësia e komunave serbe ështëideuar dhe me Memorandumin i vitit 1986, me të cilën është projektuar në ish - Jugosllavi të vriten mbi 80. 000 qytetarë jo serbë të ish – Jugosllavisë, jashtë Serbisëm, për krijimin e Serbisë Madhe. Për fatin e keq të qytetarëve te pafajshëm jo serbë, në katër shtete të atëhershme që ishin në Jugosllavi:Slloveni, Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë, e cila deri me 7 shtator 1991, ishte krahinë dhe nga kjo datë qe shpallur Republikë, kanë vdekur mbi 131.000 qytetarë për të krijuar Serbinëe Madhe. Meqë ky, Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe shumë të tjerë nuk e di i etiologjinë e kësaj Bashkësie, e kanë lehtë të pranojë formimin e Asociacionit/ Bashkësisë të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë. Këta nuk e kanë lexuar Memorandumin e Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve, në të cilën kërkohet: “... vendosja e integriteti të plot kombëtarë dhe kulturor serbe, pavarësisht se në të cilën republikë apo krahinë ata jetojnë, është e drejtë historike dhe demokratike tyre (...) andaj duhet bërë në hapin e parë, lidhjen horizontale të gjithë serbëve pavarësisht ku ata jetojnë sepse me këtë lidhje bëhet një harmoni e plotë në bazë etnike dhe homogjenizimi i gjithë serbëve ku ata jetojnë. Hapi dytëështë lidhja vertikale etë gjithë serbëve me qendrën e tyre Beogradin”: Duhet pranuar se me këto formulime, ata po e çojnë në vend idenëfashizoide tëVukKaraxhiqit të shprehur në projektin e tij RASTKO, që në vitin 1836, ku thuhet:”

Ku është një serb atje është shteti dhe toka serbe”. Partia serbe në Kosovë punon dhe vepron me këtë filozofi. Kjo është duke e realizuar në praktikë krijimin e Republikës Serbe të Kosovës, e cila pas disa vitesh do të ndahet përsëri duke përdorur dhjetë skenarët gjenocidal mbi shqiptarë nga viti 1833 deri në vitin 1999. Me formimin e bashkësisë së Komunave Serbe, de fakto dhe de jure krijohet Republika Serbe e Kosovës. Isa Mustafa është profesionit i pa përërritshëm të fitoj me duar në xhepa për interesa e tij meskine, por në dëmtë kombit shqiptarë, të lirisë dhe të pavarësisë së kombit shqiptar.

Abdullah, ti nuk mund të dalësh mbi Kushtetutën e Republikës së Kosovës!

Abdullah Hoti është in extremis i dëmshëm , sepse ky ka lejuar vetes të mos e përfillë Kushtetutën e Republikës Kosovës, duke zbatuar vendimin e kriminelit Aleksandër Vuçiq, i cili, para ca kohe me mospërfillje dhe arrogancë deklarojëse Bashkësia Serbe do të formohet, sepse mu nuk më intereson çfarë shkruan në kushtetutën e Kosovës. Kjo deklaratë nuk është citim por parafrazimi i mendimi të tij. Me deklaratën e dhënë z. Abdullahu, e cilaështë në kundërshtim me vendim e Kushtetutës së Republikës së Kosovës ( janë shkelur 23 pika tëkushtettutës) , ke veten e ka shndërruar në mbret, ndërsa Kosovën në mbretëri absolute. Mbreti Abdullah bashkë me paraardhësin e ti, z. IsaMustafën duhet të ndiqet penalisht, sepse kanë atakuar sovranitetin e territorit të Kosovës.

Abdullah, a e di Ti, se ne shtetet multietnike, nuk mund të bëhen ndarje në vija etnike?

Zoti Dullam si duket nuk e di se Kosova me kushtetutëështë shtetmultietnik , edhe pse është vendi më homogjen në Evropë, sepse është i vetmi shtet që mbi 90 % e popullsisë janë të një bashkësie etnike. Kryeministri, po ashtu, si duke nuk e di se në shtetet multietnike nuk mund të ketë ndarjenë vija territoriale të bazura në përkatësi etnike, sepse çdo gjë duhet të jetemultikulturore duke filluar nga edukimi dhe arsimi, sepse ndryshe nuk mund të ketë paqe pozitive siç pohon, themeluesi i pedagogjisë së paqes, z. JohanGaltung. Z. Kryeministër, po të informoj për një deklaratë tëHansHakerupit, të dërguari

Special ë Sekretarit të Kombeve të Bashkuara për Kosovë, që në vitin 2001, i cili duke vërejtur këto tendenca serbe për ndarje të Kosovës pat thënë:”... ekzistojnë njerëz në Beograd,por edhe në Kosovë, të cilët haptas angazhohen për një ndarje sipas vijave etnike , e cila është plotësisht në kundërshtim me Rezolutën 1244”

Cilat janë parimet mbi të cilat do të formohet Asociacioni/ Bashkësia e Komunave me Shumicë Serbe?

Popullit dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës duhet t’u bëhet me dije dhe duhet t’u qartësohet se cilat janë parimet për formimin e Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe. Para se të flas për parimit mu duhet me keqardhje ta them se si duket Kryeministri nuk i dallimet ndërmjet koncepteve: asociacion dhe bashkësi.

E para asociacioni nuk ka është një trup vendimmarrës shtetëror dhe nuk ka autorizime shtetërore. Bashkësia ka autorizime dhe atribute shtetërore. Me termin Bashkësi serbë do të krijojnë një entitet i ri shtetërorshtetëror në Kosovë. Ajo çka ka nënshkruar Isa Mustafa në vitin 2015, ka të bëjë me bashkësi, e jo me asociacion. Kjo marrëveshje është në kundërshtim me marrëveshjen e nënshkruar nga Hashim Thaçi në vitin 2013, edhe pse edhe kjo është shumë e dëmshme nuk e shfajëson aspak Hashim Thaçin, për dëmet e mëdha të shkaktuar shtet-ndërtimit të Kosovës gjatë sundimit të tij autoritar.

Për zyrtarët e Beogradit, AKS ( lexo: Bashkësia e Komunave me Shumicë Serbe ) do të duhej të ishte instrument i kohezionit dhe unitetit të bashkësisë serbe në Kosovë, dhe mekanizëm i fuqizimit të autorizimeve politike dhe të lidhjes me Beogradin siç ka qenë dhe siçështë motoja e partisë serbe me të cilën janë në koalicion LDK, AAK dhe Nisma. Në marrëveshje shkruan:” Përpos autorizimeve ekzekutive në katër fusha: zhvillimin ekonomik, arsim, shëndetësi, planifikim hapësinor dhe urban, bashkësia do të marrë nga të ashtuquajturat “organet paralele” të drejtën të formojnë agjenci, institucione dhe ndërmarrje publike, lidhja e serbëve të Kosovës me Serbinë etj.

Mendohet në financimin publik në kuadër tësistemit ( këshillat e përkohshëm, ndërmarrjet publike subvencioneve në arsim dhe shëndetësi). Sipas disa hulumtimeve, do të kërkohet që Bashkësia të shqyrtoje temat e politikës financiare, që kanë të bëjnë me minierat, të cilat janë të rëndësishme për rajonin.

Statuti i Bashkësisë, si duket do të trajtohet në takimin në Bruksel

Epigoni Marko Gjuriq, i cili për nga gjuha ia kalon edhe kasapit tëMillosheviq, Marko Gjuriq, paralajmëroi se në takimin e ardhshëm do të shqyrtohet statuti i Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe, me të cilën do të krijohet shteti në shtet.

Serbia për mrekulli po i shtynë çështjet që janë në interes të demontimit të pavarësisë së Kosovës dhe krijimit të Kornizës së Serbisë së Madhem duke krijuar Republikën Serbe në Kosovë.

Kjo Marrëveshjen finale të njohjes së ndërsjellë, për të cilën trumbeton Dulla, do jetë triviale dhe paliative , sepse Serbia do të ulet këmbëkryq në Kosovë, ndërsa Kosova në aspektin e fuqisë do të ketë shumë më pak fuqi se sa kishte me Kushtetutën vitit 1974. Natyrisht në gjërat imta zakonisht fshihenpas djallit.

Do të krijohen territoret ekstraterritoriale ne Pejë, Deçan, Drenicë, Prizren, Graçanicë e diku tjetër. Kosova do t’i ngjason lëkurës së leopardit. Të gjitha këtë janë paraparë në 26 projekte, të cilat Serbia i ka hartuar nga viti 1990 deri në vitin 2018m në kohën kur udhëheqësit , udhëheqja dhe institucionet e Kosovës kanë qenë dhe janë në gjumë, duke përfshirë këtu edhe tri akademi: Tiranë Prishtinë dhe Akademinë Shqiptare Amerikane NewYork, Tiranë, Prishtinë Shkup.

Nuk e kuptoj, pse pas të gjitha këtyre gjerave të qëndrojnë në këtë qeveri partitë të cilat ka ndalur nga UÇK-ja legjendare: AAK-ja dhe Nisma. Sigurisht udhëheqësit e tyre i dinë arsye. Ndoshta këto arsye i ka kuptuar edhe populli.

Ajo që është për t’u çuditur është pjesëmarrja e komandanteve të luftës në këtë rrenim. Po them është për t’u çuditur, sepse këtu nuk ka asgjë për çudi, këta deri më sot nuk kanë qenë të interesuar për ndërtimin e shteti ligjor demokratik , por për interesa personale dhe meskine në dëm të shtetit dhe të ardhmes së këtij vendi. Po çuditem me Anton Qunin për të cilin kam pasur dhe kam respekt të madh, i cili si një nga komandantët në Betejën legjendare të Koshares qëndron në këtë qeveri dhe kështu bëhet pjesëmarrës i vrasjes së idealeve bijave dhe të bijve më të mira dhe më të mirë të këtij kombi.

Se Serbia i ka vendos në plan interesat e saj shtetërore të cilat është me shumë sukses duke i realizuar, falë inferioritetit të pjesëmarrësve në negociata duke filluar nga viti 2011 kur janë bërë pjesë e Projekti të Serbisë që përmes negociatave të demontojnë pavarësinë e shpallur më 17 shkurt 2009. Pala shqiptare nga viti 2011 deri në ditën e sotme ka qenë inferiore, ka pasur veprime reaktive dhe jo proaktive, në biseda ka shkuar gjithnjë pa përgatitje, asnjë herë nuk e kanë hapur çështjen e dhunës, terrorit dhe holokaustit serbë mbi shqiptarët; çështjen e të pagjeturve; nuk kanë e kanë themeluar gjykatën për hetimin e krimeve të luftës, të krimeve kundër njerëzimit;çështjen e përdhunimeve seksuale të mbi 20.440 grave dhe të meshkujve; çështjen e plaçkitjes së fondit pensioneve të shqiptarëve në periudhën 1990 -1999; çështjen e reparacionit të luftës. Kjo sjellje inferiore, e papërgjegjshme ka ndikuar që Serbia të deklaroi se nuk e njeh Kosovën pa fituar diçka.

Pala shqiptare asnjëherë nuk e ka pasur guximin t’i thotë krimineli Vuçiqit, se Kosova nuk i ka asnjë borxh Serbisë, ndërsa Serbia ka aq shumë borxh Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi, sa asnjëherë nuk mund ta lanë. Në një përllogaritje të cilën e kam bëre unë, Serbia nga viti 1981 deri në vitin 2019 i ka borxh Kosovës shumë se 29 miliardë euro. Si përfundim në këtë situatë të mjerë të cilën e kanë sjell udhëheqjet e deritashme të Kosovës nga viti 2000 deri me sot, duke përjashtuar udhëheqjen më pak se dymuajshe të Albin Kurtit, në interes kombëtar të Kosovës është kushtëzimi i marrëveshjes finale me “ ndryshimine kufijve për të cilën kam shkruar në vitin 2012, duke ia dhënë Serbisë Leposaviqin, dhe duke ia bashkangjitur Kosovës dy komunat e Kosovës Lindore: Bujanocin dhe Preshevën, si dhe zbatimin e reciprocitet të pozitës së shqiptarëve të Medvegjës me pozitën e serbëve të Kosovës.

Bashkësia e Komunave me shumicë serbe pavarësisht a është me autorizime shtetërore apo pa apo pa to,është kthim i Serbisë në Kosovë dhe një lufte e përgjakshme e re në të ardhmen. Po ashtu, nuk duhet pranuar në asnjë kusht e e kishave dhe manastireve ortodokse të Kosovës (ato nuk janë serbe sepse ato me shkuj i kanë ruajtur shqiptarët , meqë kane qenë të tyre). Po të mos i kishin ruajtur shqiptarët për to sot as që do të flitej sot.

Shpresoj se kjo letër do të mirëpritet nga populli Shpresoj të reagoj[ sipas masës dhe interesit të vet. Unë i kam bërë të gjitha përllogaritjet për pasojat eventuale, me të cilat do të mund të përballem për shkak të kësaj letre. Se kam për herë të parë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".