Shpikja e reformës zgjedhore në kohën e krizës qeveritare, përpjekje e kot për shpëtimin e koalicionit nga rreziku i rrëzimit dhe zgjedhjeve të reja

Blerim Burjani

  • 12 October 2020 - 07:33

Shkruan: Blerim Burjani

Është në interes të Kosovës që të largohet nga demokracia proporcionale problematike e fatale në Kosovë. Kosova duhet të largohet nga instalim i vjedhjes , korrupsionit dhe sundimit partiak dhe në mungesë të madhe të demokracisë kjo është problematike dhe tragjike për shtetin, prandaj me një reformë të thellë zgjedhore do të imponohet edhe reformimi, pastrimi dhe ndryshimi i vetë skenës politike.

-Reforma zgjedhore ka dështuar dy herë. Edhe një përpjekje e ardhur tani si propozim strukturave të AAK-së do ta ketë fatin e të mëhershmëve. Në këtë situatë , nuk do të ketë kurrë konsensus për të reformuar sistemin zgjedhor sepse një ndryshim esencial nuk I konvenon askujt. Përderisa partitë e mëdha nuk e marrin pushtetin dhe të vendosin vetë që ta kryejnë këtë punë të reformës, si dikur në Shqipëri, nëse e kanë mazhorancën në të ardhmen, edhe mundë të ndodhë reforma, e nëse jo pra do të ketë këso qeverie si kjo aktualja, por nuk do të ketë asgjë prej reformës sepse në këtë përbërje të tanishme, në raportet politike, nuk ka vota për ta kaluar reforma në Kuvend.

Pretekstet aktuale për reformë është përpjekje e AAK-së që ta merr postin e presidentit duke ju ikur zgjedhjeve të menjëhershme të jashtëzakonshme. Sido qoftë reforma zgjedhore duhet të ndodhë, të përgatitet mirë dhe të jetë reformë e thellë substanciale.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".