Lexoni edhe:
Tani është kohë për pastrim të skenës politike, ristrukturim dhe reformim të thellë
Shkruan: Gani Qarri
Para se të shkohet menjëherë në zgjedhje të reja, Kosova ka nevojë të paktën për 6 muajt e ardhshëm të ngrit një Qeveri teknike, të përbërë nga ekspertët më të mirë të vendit në të gjitha lëmit, e cila do të ishte në gjendje tu përgjigjej me dije dhe kompetencë të gjitha detyrave dhe obligimeve si dhe do ta përgatiste vendin për zgjedhje të reja të jashtëzakonshme, jo për shkak të kërkesës të Ramush Haradinajt dhe AAK-së, si partnere në qeverinë minore me LDK-në, por si nevojë e dalë nga zhvillimet më të reja në vend, për krijimin e një Qeverie legjitime dhe organeve të reja shtetërore pas zhvillimeve dramatike nga Gjykata Speciale në Kosovë.
Tani është kohë për pastrim të skenës politike, ristrukturim dhe reformim të thellëLexoni edhe:
-Pas burgosjes së Hashim Hashim Thaçit & CO nga Gjykata Speciale, për momentin përfunduan të gjitha përpjekjet e tij gjysmë ilegale e antishtetërore për ndarjen dhe copëtimin e Kosovës, ndaj pikësëpari duhet të mblidhet urgjentisht Kuvendi dhe ti shfuqizojë të gjitha marrëveshjet e dëmshme për Kosovën, duke filluar me Asociacionin një etnik, të ashtuquajtur të komunave serbe, të cilin e ka hedhur poshtë edhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës, por që siç dihet qysh më 19 prill të vitit 2013, është nënshkruar nga kuislingu Hashim Thaçi, duke shkelur edhe Kushtetutën e vendit, me shpresën se do të lirohet nga përndjekja penale e Dhomave të Specializuara në Hagë, të cilat sapo e morën në dorëzim dhe mbajtje, bashkë me shokë.
Pushteti si mall i prishur!Lexoni edhe:
Meqenëse zbardhja e krimeve në vend, tash e mbi 20 vite, ishte mese e nevojshme të bëhej edhe në Kosovë, por pasi që bandat të cilat kishin kapur shtetin, nuk lejuan kurrë vënien e drejtësisë në vend dhe krijimin e shtetit ligjor, ndoshta shpejtë mund të dëshmohet se Gjykata Speciale ishte pikërisht në dobi të Kosovës për zbardhjen e rreth dy mijë vrasjeve të pasluftës, si dhe spastrimin e politikës dhe udhëheqjes shtetërore nga kriminelët. Ndërsa së dyti, sidomos pas sjelljeve brutale antishqiptare dhe anti-Kosovë të Serbisë me rastin e betimit të ministrave dhe kryeministres dylbere serbe, Kosova duhet të deponoj menjëherë kërkesën para BE-së, për heqjen urgjente të Kosovës nga preambula e Kushtetutës serbe, si dhe pranimin e pavarësisë së shtetit tonë nga Serbia, si kusht për vijimin e mëtejmë të bisedimeve si dy shtete të barabarta për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, duke përjashtuar ndërhyrjen e mëtejme të Serbisë në çështjet e brendshme të Kosovës, siç ndodhi gati për rreth dhjetë vite me radhë, nën udhëheqjen kuislingë të Hashim Thaçit. Përndryshe i gjithë zhvillimi i bisedimeve në formën e deritanishme, nuk ka më asnjë kuptim, përveç ofrimit të mundësisë Aleksandër Vuçiqit për hapjen e kapitujve të ri dhe përshpejtimin e integrimit të Serbisë në BE, ndaj ky dialog, me të drejtë po nënkuptohet, jo si bisedime për njohje të ndërsjellë por për-përcaktimin e statusit të Kosovës, siç po pretendon në vazhdimësi Serbia.
Kurse sa i takon qeverisjes së vendit, pas zhvillimeve më të reja, meqenëse edhe deputeti i cili e mundësoi ngritjen e kësaj qeverie minore me votën e tij të kontestuar Etem Arifi, është dënuar me vendim të formës së prerë dhe ka mese një muaj që po vuan dënimin me burg, duket se edhe ashtu Gjykata Kushtetuese mund ta rrëzojë shpejtë këtë qeveri minore, kështu që bisedimet me Serbinë, gjithsesi pritet të rifuten përsëri në një fazë të re të bllokimit, jo për arsye të ngritjes dhe konfirmimit të aktakuzave ndaj zyrtarëve të lartë të shtetit dhe politikës Kosovare, por për shkak se Kosovës i duhet një Qeveri e re e votuar nga populli dhe e legjitimuar me votën e lirë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".