Lexoni edhe:
Shpend Ahmeti në krye të Prishtinës, satelit i strukturave të krimit të organizuar te SHIK-ut, ku gjithçka funksionon vetëm me ryshfete 20-30%
Shkruan: ANALISTI- Arsim Haziri
Vendi ka hasur në mungesë perspektive pikërisht për shkak të këtij lloji të ministrave, të cilët sikur kanë pranuar për të mos e ushtruar detyrën dhe të vihen besueshëm në agjenda aspak pozitive për vendin, të tillë e paskemi pasur zbulueshëm edhe ministren e cila i paska kontribuar edhe projektit të ndryshimit të kufijve. Kjo sjellje dhe tendencë negative nuk do duhej assesi të shpëtoj prej ndëshkimi ligjor, njëherit të shërbej edhe si nismë më aktive për sistemin e drejtësisë që të hetohen edhe gjithë ministrat tjerë, apo i tërë trupi ekzekutiv.
Natyrisht se aktakuza kundër ish-Ministres së Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha se përbën lajm, më e rëndësishme se kjo është logjika pro ndërtimit të shtetit ligjor që është instaluar, përfshi këtu edhe lëvizjen e organeve të drejtësisë pro ndëshkimit të krimit dhe gjitha fenomeneve të ngjashme.
Vendi qysh kohë ka pasur nevojë për qeveri më demokratike dhe më bartëse të nevojave dhe kërkesave të qytetarëve dhe më të domosdoshëm për një klasë më progresive dhe mbi të gjitha që bën ndarje me të kaluarën që është identifikuar me lloj-lloj agjendash, kryesisht negative. Kosova, ndonëse i ka plotësuar kushtet e kërkuara, ajo assesi s’po mund t’i bind shtetet evropiane për nevojën e domosdoshme që e posedon drejt largimit të regjimit të vizave, kjo ka qenë e metë e madhe e cila natyrisht se ka qenë derivate i gjitha qeverisjeve pa ndonjë agjendë të strukturur në mënyrë pozitive.
Kushtet e vendosura nga BE-ja për largimin e regjimit të vizave pavarësisht se kanë qenë shtesë për Kosovën, ato është dashur të plotësohen, për shkak edhe të stabilitetit të brendshëm që e kishin krijuar. Zaten vendi ynë pothuaj për prej pavarësimit është drejtuar prej qeverive pa ndonjë koncept të drejt e zhvillimor, pa ndonjë logjikë progresive e të mundshme për shtet zhvillimor, dhe gjithë këto anomali dhe problematika që tashmë edhe kanë prodhuar pasoja negative po i bien si çështje trajtuese e dhunshëm qeverisë aktuale, e cila pavarësisht volumit të madh të punës, dhe angazhimit ka të pamundur t’iu bëjë zgjidhje.
Pa ndihmën e SHBA-ve në drejtësi, dështon edhe reformimi i ligjit VETTING-utLexoni edhe:
Është kohë e artë dhe mundësi fundamentale që qeverinë aktuale nuk e kushtëzoi në formim dhe nuk do e kushtëzon në agjendë Lista Serbe, duke nënkuptuar kështu shmangie të thellë të çfarëdo ndikimi relevant të politikës së Beogradit në mënyrën e qeverisjes, kjo situatë përbën rast unikat njëherë mundëson edhe ecje pozitive të procese të mëtejshme.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".