Lexoni edhe:
Fundi i turpshëm i politikanëve të zhytur në krim e korrupsion, dekriminalizimi po troket në derë!
Shkruan: ANALISTI- Naim Miftari
Mobilizimi i pothuajse i të gjitha partive politike që ishin në pushtet deri dje, dhe mobilizimi i të ashtuquajturave OJQ, të gjitha të instaluara dhe të financuara nga ish pushtetarët e korruptuar kundër Vetting-ut në organet e drejtësisë është i pritshëm dhe nuk përbënë befasi pasi ish pushtetarët e korruptuar frikësohen nga ligji, pastaj nga dënimi dhe nga konfiskimi i pasurisë së paligjshme.
-Politikanët e korruptuar e dinë fare mirë se po u pastrua gjyqësia, prokuroria dhe policia nga sekserët e mafies dhe nga nipat, tezet, dashnoret e politikanët e Korruptuar, këta të fundit pra e din shumë mirë se do të përfundojnë në burg pasi nuk ka kush i mbron bosët e nëntokës politike më nga ligji. Kurse OJQ-të mediat e televizionet e Oligarkëve dhe të politikanëve të Korruptuar kanë frikë se po nuk u kthyen në pushtet këta politikan të korruptuar që janë edhe pronarët real të tyre do të mbesin pa para dhe pa beneficione.
Por mos të harrojmë se OKTAPODI i Mafias Politike kontrollon dhe ka në pronësi të vetë mbi 90% të mediave- televizioneve, OJQ-të dhe shoqatat anonime që i aktivizojnë kur të ju duhen, sikurse puna e aktivizimit i të ashtuquajturve dhjetëra analistëve politik që edhe vetë nuk e besojnë atë që e thonë, por janë të detyruar, të porositur që ta thonë atë, pavarësisht që e dinë se është gënjeshtër, por nëse nuk gënjejnë, oligarkët mafioze te televizioneve dhe mediave tjera elektronike nuk i paguajnë me mëditje dhe rroga të majme. I paguajnë vetëm nëse gënjejnë ne dobi te atyre qe paguajne.
Të tillët munden me qen analistë kudo, tek K10,T7,Dugagjinit,RTK....paramendojeni që janë 6 analistë në një studio dhe që të 6 njihen si lodra të ish pushtetit të korruptuar të Kosovës dhe bisedën e quajnë kinse “debat” që realisht mundet me qenë vetëm tifozllëk i hapur por jo edhe debat. Të gjitha përpjekjet e ngadalësimit dhe stopimit të VETINGU-T janë të orkestruara nga ish pushtetarët e korruptuar dhe krimi i organizuar vetëm nëse nuk munden ta korruptojnë ndonjë ambasador ndërkombëtar se nëse munden hiq nuk do të më befasonte kur të del ndonjë ambasador i X shtetit e të thotë se Kosovës nuk i duhet Vetting-u, por reforma kinse me ligje të reja që munden me zgjatë me dekada kurse çdo ambasador ndërrohet pas disa viteve dhe shkon në vend të vet si multi- milionerë i pasur kurse në qytetarët e Kosovës do të vazhdojmë edhe shumë dekada të jetojmë në mizerje të varfërish e në padrejtësi, siç po jetojmë që nga viti 1999 e deri më sot ku ligjin e bënë MALIQ BOSSI e jo shteti!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".