Lexoni edhe:
Të gjithë kundër Asociacionit të komunave!
Shkruan:ANALISTI - Muhamet Kelmendi
Emigrimi është sëmundja më e rëndë në trojet shqiptare, në Shqipëri, në Kosovë, në viset shqiptare në Maqedoninë e Veriut, në Malin e Zi dhe në Luginën e Preshevës.Në fakt me këtë është duke u rrezikuar qenia shqiptare në Luginën e Preshevës, në Maqedoninë e Veriut dhe në Malin e Zi. Në këto vende pothuajse kemi humbje të madhe të territoreve dhe nëse kështu shkon, brenda një decenie, nuk do të ketë më shqiptar në ato troje. Kudo në këto vende po veprojnë masat që po ndikojnë shumë që vendasit, shqiptarët të dëbohen.
Kryesisht është gjendja ekonomike e sociale, përkatësisht papunësia dhe pasiguria familjare për të ardhmen, faktori kryesor i ikjes nga vendlindja. Përveç kësaj, është edhe presioni politike, si në Luginën e Preshevës dhe në Maqedoninë e Veriut e në Mal të Zi. Në këto vende kemi shumë presione. Shumë qytetar shqiptar janë arrestuar politikisht dhe janë dënuar. Policia sillet në mënyrë kriminale me shqiptarët. Këtej kemi shumë territor historik shqiptar të humbur. Si psh. Medvegja, Plava e Gucia, Rozhaja e Sanxhaku.
Të gjithë kundër Asociacionit të komunave!Lexoni edhe:
Edhe për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kështu është gjendja. Prespa, Shkupi dhe Kumanova janë duke humbur tërësisht. Në Shqipëri dhe në Kosovë ka ndikim pa barazia dhe shfrytëzimi i egër i masave shqiptare nga matrapazët politik e ekonomik të këtyre vendeve. Shtetet tona nuk po e rregullojnë akoma si duhet sektorin privat. Aty kemi shfrytëzime skllavëruese. Pagat janë të ulta. Nuk ka mbrojtje në punë dhe as sigurime pensionale e invalidore. Shëndetësia është tërësisht e lënë pas dore. Vec kësaj kemi papunësi të madhe. Ajo shkon nga 30 deri ne 45% të popullsisë aktive për punë. Këto masa të të papunëve po emigrojnë jashtë vendit për punë. Mendohet se legalisht dhe jo legalisht mbi 1 milionë shqiptar të Kosovës dhe të Shqipërisë janë nëpër Evropë. Emigrimi po bëhet edhe më kontrata të punës. Motrat medicinale, mjekët, inzhinerët, kuadri përkujtesës dhe thjeshtë i aftë për punë po emigron. Me kontrata po vendosen në Gjermani etj. Fshatrat shqiptare po boshatisen. Shumë kanë ikur edhe nga qytetet tona. E në anën tjetër, kemi pasurimin e një kategorie të gjyqtarëve dhe prokurorëve, policëve e të administratorëve, të politikanëve qendror dhe lokal dhe të matrapazëve e tregtarëve të pandërgjeshëm në sektorin privat. Këta janë ndarë nga masat e gjëra dhe po i skllavërojnë ato me të madhe.
Eksploatimi është i ashpër. Të drejtat e tyre shkelen rëndë. Masat e tilla kanë ndikuar që qytetarët të ikin jashtë vendit. As në Shqipëri dhe as në Kosovë qe 30 vjet popullsia nuk po rritet. Ajo po shkon duke u pakësuar në masë. Të gjitha këto masa kanë zvogëluar popullsinë tonë. Priten vazhdime edhe më dramatike. Kjo për faktin se nuk ka masa shëruese në këto dy vende. Ndërsa, jashtë dy shteteve tona, në Luginë, në Mal te Zi e në Maqedoninë e Veriut, veç kemi sllavizim të ashpër. Kosova dhe Shqipëria duhet të punojnë në disa drejtime. 1. Në nxjerrjen e Ligjit për të ardhura personale minimale në 450 Euro në muaj, sidomos në sektorin privat. 2. Në nxjerrjen e Ligjit për sigurime shëndetësore dhe pensionale e invalidore në dy sektorët. 3. Në përmirësimin e klimes politike dhe në rritjen e kuadrit profesional në punë. 4. Në nxjerrjen e Ligjit për VETTING. 6. Në rritjen e përgjegjësisë penale për krimet e kriminelët dhe të korruptuarve në vend. Janë këto disa çështje që duhet të rregullohen në mënyrë që çështja të fillon së mbari. Krejt tjetër është çështja në Luginën e Preshevës , në Maqedoninë e Veriut e në Mal të Zi. Atje masat shqiptare po goditen ashpër.
Po shndërrohen në mysliman dhe në sllav. Këtu dhe për këto vende kanë përgjegjësi dy shtetet tona. As Shqipëria dhe as Kosova nuk po interesohen për këto vende. Ndihma atje duhet të jetë ekonomike, kulturore, në arsim dhe në politikë. Në shtetet e tilla ku janë shqiptarët kërkohet të intervenohet zyrtarisht dhe të ndalet diskriminimi. Masë e vetme është reciprociteti në raport me Serbinë, Malinë Zi e me Maqedoninë e Veriut. Me këto masa ruhet popullsia vendase dhe historike në këto territore shqiptare.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".