Sanksionet Amerikane kundër Millorad Dodikut duhet të zgjerohen në gjithë Ballkanin!...

Sanksionet Amerikane kundër Millorad Dodikut duhet të zgjerohen në gjithë Ballkanin!...
Sanksionet Amerikane kundër Millorad Dodikut duhet të zgjerohen në gjithë Ballkanin!...

Ismail Muçiqi

  • 07 January 2022 - 09:53

Opinion me shkas.

Shkruan:Ismail Muciqi

Sanksionet Amerikane kundër Millorad Dodikut duhet të zgjerohen në gjithë Ballkanin!...

Forcat ultra nacionaliste të cilat nuk u shuan asnjëherë në Serbi dhe Bosnje për zgjerimin e territoreve më në fund po sanksionohen nga Administrata Amerikane. Si duket kjo është [terapia] më adekuate kundër liderëve dhe politikanëve ekstremistë të cilët vite me radhë po e mbajnë pengë stabilitetin e Shteteve të Ballkanit dhe po e rrezikojnë paqen gjithandej Evropës.

Administrata e Joe Biden më në fund ju është kthyer rajonit të Ballkanit i cili gjithmonë ishte vatër e shpërthimit të krizave dhe konflikteve me gjakderdhje të mëdha. Vetëm kështu mund tu ndalet hovi Doktrinës [Imperialiste] të Serbisë dhe Millorad Dodikut i cili po vepron në shkatërrimit  Republikës së Bosnjës dhe Hercegovinës. Kjo politikë në vazhdimësi ka reflektuar në kuadër të kornizës të politikës për zgjerimin e territoreve për serbinë e madhe.

Është e rrugës dhe duhet të shpresojmë se sanksionet të këtij lloji kundër liderëve të korruptuar, të kriminalizuar dhe të atyre që po punojnë në destabilizimin e rajonit lista e tyre do të zgjerohet në të gjitha shtetet që janë pjesë e Ballkanit. Kjo është mënyra më efikase si masë sanksionuese për ti goditur politikanët dhe liderët e partive të ndryshme të cilët ishin dhe ende janë pjesë të institucioneve të shteteve. Nëse kjo vazhdon, opinioni demokratik në Ballkan dhe më gjerë do të jetë i gatshëm që ti pranojë me shumë vullnet masat e Administratës Amerikane kundër personaliteteve të cilat u kanë sjellë dëme të mëdha qytetareve dhe proceseve integruese Euro Atlantike.

Kjo u tregua me vite të tëra në pjesën Veriore të Republikë së Kosovës ku strukturat paralele dhe kriminelët tani më të njohur e rrezikuan sovranitetin, integritetin dhe paqen ne Republiken e Kosovës. Kemi shkruar edhe më herët se Millorad Dodiku është pjellë e ideologjisë dhe e projektit të Sllobodan Millosheviqit i cili i shkaktojë tri lufta, në ish Jugosllavi duke bërë, gjenocid dhe krime më monstruoze ndaj popullit Boshnjak, Kroat dhe Shqiptareve të Kosovës.

Më thotë mendja se kësaj liste duhet ti shtohen edhe një numër i figurave që u morën me politikë duke i keqpërdorur pozitat në dëmë të parasë publike duke i varfëruar qytetaret gjithandej. Kam besim të madh se ky projekt Amerikan duke i sanksionuar figurat politike do të zgjerohet edhe në Mal të Zi në Republikën e Kosovës, në Shqipëri, Maqedoni dhe Serbi. Tani i gjithë opinioni po e dinë se një numër i politikanëve dhe liderëve të Ballkanit të cilët me vite të tëra qëndruan në pushtet arritën të pasurohen në mënyrë të paligjshme duke krijuar pasuri marramendëse përmes korrupsionit, krimit të organizuar dhe formave tjera të kriminalitetit. Prandaj sa më parë kjo listë të zgjerohet dhe të bëhen publike emrat e atyre të cilët ishin dhe ende përmendën si bosat e krimit dhe të korrupsionit padyshim se Rajoni i Ballkanit do të stabilizohet.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes politikës diplomatike dhe aplikimit të sanksioneve të individëve të cilët po veprojnë në dy drejtime në shkatërrimin e Vlerave Demokratike Perëndimore disa here ja tërhoqën vërejtjen Serbisë, dhe Republikën Serbe në Bosnje se nuk mund të qëndrojnë në dy karrige, edhe me Perëndimin edhe me Rusinë dhe Kinën. Kjo vlen direkt për Presidentin e serbisë Aleksandër Vuqiqi i cili po kërkon ndihmë financiare nga Evropa dhe Amerika e në anën tjetër po armatoset nga Rusia dhe Kina. Kjo është hipokrizia më e madhe e politikës serbe e cila është e ndërtuar në fatkeqësinë e popujve të Ballkanit. Sido që të jetë qytetaret gjithandej Ballkanit me admirim e pranuan lajmin për fillimin e sanksioneve kundër një numëri të liderëve politikë të Ballkanit të cilët tani më njihen Botërisht se janë barsët e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Keta individ krijuan pasuri për interesat e tyre personale përmes formave më të ndryshme të pastrimit të parasë, të drogës dhe krimit të organizuar. Prandaj në fund po theksojmë se rruga më e sigurt në parandalimin e rreziqeve, konflikteve dhe destabilizimit është publikimi i emrave të atyre liderëve të cilët paraqesin rrezik për integrimet Euro Atlantike të gjitha Shteteve të Kontinentit të Evropës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".