A po i sillen retë e zeza Kosovës?!...

A po i sillen retë e zeza Kosovës?!...
A po i sillen retë e zeza Kosovës?!...

Ismail Muçiqi

  • 28 March 2022 - 09:25

Opinion me shkas.

Shkruan: Ismail Muciqi

Nuk ka dyshim se serbia është mobilizuar përmes propagandës fashiste kundër Kosovës, duke ngritur edhe shkallën e mobilizimit të forcave policore dhe ushtarake në kufi me Kosovën. Vendimi i Qeverisë të Republikës së Kosovës kundër votimit të serbëve për zgjedhjet e serbisë në Kosovë i ngriti në këmbë forcat nacionaliste në serbi të cilat po paraqiten në shkallën më ekstreme kundër Kosovës në destabilizimin e Ballkanit.

Është për tu habitur edhe deklarata dhe qëndrimi i Shteteve të Kuintit dhe të Institucioneve të Bashkimit Evropian në Bruksel të cilat nuk u rreshtuan në krahë të Qeverisë së Kosovës por duke bërë kalkulime diplomatike e përkrahën dhe e përkëdhelen Vuqiqin dhe serbinë. Qëndrimi i diplomatëve të Kuintit, për tu dhënë mundësi serbëve të votojnë në Kosovë, e trimëroj Qeverinë e Serbisë karshi Kosovës e cila i nxiti serbët në pjesën Veriore të Kosovës për të protestuar kundër Institucioneve të Kosovës.

Është befasi në këtë kohë kur situata në Botë po vlon e kjo më së miri po e shohim luftën në Ukrainë e përkrahur nga serbia e cila është faktori më destabelizues në Ballkan dhe aleate e Rusisë. Mjerisht Bota është përqendruar, duke i vëzhguar zhvillimet e luftës në Ukrainë e cila po e rrezikon paqen dhe Sigurinë Globale. Serbia me mjeshtri me politikën e saj të pa besë po e kërcënon Kosovën, duke shfrytëzuar momentumin e ngjarjeve në Ukrainë. Ministri i policisë serbe Aleksander Vulin para dy dite deklaroj haptazi se serbia për ti shpëtuar serbët në Kosovë nuk ka rrugë tjetër përpos ti shpall luftë Republikës së Kosovës.

Se me të vërtet në kazanin e politikës serbe po zihet diçka e keqe tregon edhe lajmi i djeshëm i cili vërtetoj se gjenerali i armatës serbe Mojsilloviq i vizitoj kazermat e ushtrisë serbe në Rashk dhe në Novipazar duke dhënë mesazhin për ngritjen e shkallës së gadishmërisë të forcave ushtarake për ti zbatuar urdhrat e kjerarkis, deri tek Presidenti i serbis Aleksander Vuqiq. Politikan i brymosur me nacionalizëm dhe urrejtje që nga periudha e Millosheviqit, Nebojsha Qoviq deklaroj mbrëmë: “se ka ardhur koha që ushtria dhe policia serbe të vehen në gjendje gatishmërie për të hyrë në Kosovë kinse për ti mbrojtur serbet”.

Deklarata nacionaliste, fashiste brenda 24 orëve të fundit dëgjuam edhe nga Marko Gjuriqi ish drejtor i zyrës të serbis në Kosovë e tani Ambasador në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vet fakti se serbet në Kosovë janë instrument i politikës në Beograd tregoj edhe takimi i fundit i Kryetareve të Komunave serbe dhe të deputeteve të cilët janë pjesë të Institucioneve të Republikës së Kosovës. Kërcënimi i tyre për ti bojkotuar Institucionet e Kosovës ka prapavi të errët politike.

Ky është skenar i rafinuar i politikës në Beograd e cila në koordinim me Putinin dëshiron të hap edhe një front të ri në Kosovë, apo Bosnje me qëllim të pushtimit të Kosovës dhe në destabilizimin e rajonit. Janë këto vetëm disa nga argumentet dhe zhvillimet të cilat po ndodhin rreth Kosovës dhe kufijve të saj. Andaj kumbona po bije për ata të cilët i kanë zënë gjumi i ariut e të cilët po mendojnë se KFOR-i do tu a sigurojë qetësinë dhe rehatinë. As në kohën e Millosheviqit rajoni nuk ka qenë më i trazuar nga politika nacionaliste dhe fashiste e serbisë. Prandaj në fund po theksojmë se institucionet e Kosovës patjetër duhet të jenë vigjilente dhe në nivel të përgjegjësisë nga rreziku që mund ti ndodh Kosovës.

Më thotë mendja se zhvillimet e ngjarjeve në Ukrainë janë shumë të lidhura me politikën dhe aleancën Ruso Serbe kundër rrymave dhe sistemit demokratik të vlerave perëndimore. Politika Shqiptare patjetër duhet të jetë e bashkuar dhe të flasë me një gojë. Këtë po e kërkojnë rrethanat dhe zhvillimet që po ndodhin në rajon. Ukraina po shkatërrohet nga forcat Ruse vetëm 50 kilometra larg Aleancës Veri Atlantike të NATO-së!... Nuk na duhet koment ma i gjerë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".