Lexoni edhe:
Kosova ta ndjek modelin për një sistem të pavarur të drejtësisë, për veprim kundër mafies
Shkruan: ANALISTI-Naim Miftari
KPK dhe KGJK janë organe kukulla të krimit të organizuar të krijuara enkas për ta kapur e kontrolluar sistemin e drejtësisë në Kosovë, tentimet e tyre janë që edhe ata kryeprokuror, prokuror e gjyqtar që ju ka ardhur fundi i mandatit të tyre tentojnë tani me çdo kusht ti zëvendësojnë prapë me kukulla te tyre që do ti mbronin shefat e tyre nga nëntoka politike e Kosovës . Prandaj pastrimi i organeve shtetërore të ligjit dhe dënimi i prokurorëve e zyrtarëve tjerë shtetëror të korruptuar është çështje jetike për funksionimin e shtetit të Kosovës.
-Problemi i pastrimit të organeve shtetërore gjyqësi, prokurori dhe polici, do të thotë atyre të sundimit të ligjit por edhe i organeve ligjvënëse, nga dora e krimit të organizuar që ne Kosovë është i lidhur kamë e krye me parti politike dhe me politikanët e korruptuar është një çështje jetike që duhet të trajtohet me prioritet. Kjo është çështja me jetike për të qenë Kosova shtet juridik dhe shtet funksional, do të thotë shtet serioz ku sundon ligji, prandaj duhet gjetur mënyrën më urgjente ligjore të pastrimit të gjyqësorit,prokurorisë, policisë dhe të inteligjencës nga zyrtarët e korruptuar dhe nga sekserët e kukullat e politikanëve të korruptuar që i kanë vendosur në pika kyçe shtetërore njerëzit e tyre, sekserët e tyre që e kanë për detyrë ta mbrojnë politikanin e korruptuar, të lidhur me krimin e organizuar, për ta mbrojtur atë nga ligji, nga ndjekja prej drejtësisë.
Qeveria Kurti po ka shumë telashe, sidomos Ministria e Drejtësisë, që ti pastroj vetë organet e drejtësisë nga krimi i organizuar. Është momenti dhe treni i fundit që shteti, qeveria e Kosovës ti pastron organet e ligjit nga mafia dhe nga sekserët, për të vendosur zyrtar meritor, njerëz që e mbrojnë vetëm ligjin dhe shtetin e Kosovës pasi deri sot ligji në Kosovë të ka atakuar vetëm nëse je korruptuar me dhjetëra, nëse ke vjedhura para të imta, por nëse ke vjedhur miliona, dhjeta miliona e besa edhe qindra miliona euro ligji në Kosovë nuk ka ekzistuar fare. Kjo praktikë e mos luftimit të krimit ka vazhduar kështu deri më tash pasi prokurorët e grabovcave (shik-ut dhe ish komunistëve) e të krimit të organizuar politik janë vet pjesë e krimit të organizuar edhe përkundër tentimeve të pa ndalura të KGK-së dhe KPK-së, pas as aty nuk ka vullnet veprimi serioz.
KPK dhe KGJK janë organe kukulla të krimit të organizuar të krijuara enkas për ta kapur e kontrolluar sistemin e drejtësisë në Kosovë, tentimet e tyre janë që edhe ata kryeprokuror, prokuror e gjyqtar që ju ka ardhur fundi i mandatit të tyre tentojnë tani me çdo kusht ti zëvendësojnë prapë me kukulla te tyre që do ti mbronin shefat e tyre nga nëntoka politike e Kosovës . Prandaj pastrimi i organeve shtetërore të ligjit dhe dënimi i prokurorëve e zyrtarëve tjerë shtetëror të korruptuar është çështje jetike për funksionimin e shtetit të Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".