Urdhri ekzekutiv i Presidentit Joseph R. Biden lajm i trisht për nëntokën kriminale në shtetet e Ballkanit

Urdhri ekzekutiv i Presidentit Joseph R. Biden lajm i trisht për nëntokën kriminale në shtetet e Ballkanit

Gani Qarri

  • 17 June 2022 - 07:28

Shkruan:ANALISTI - Gani Qarri

Vendimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden për zgjerimin e masave të emergjencës, do të jetë një goditje e rëndë kundër qeverive dhe liderëve të korruptuar të shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, ku bënë pjesë edhe Kosova.

-Ky vendim ka vazhduar edhe për një vit tjetër, me urdhrin ekzekutiv të datës 8 qershor 2021, dhe i njëjti do të mbetet në fuqi edhe përtej datës 26 qershor të vitit 2022.”Në përputhje me këtë dispozitë, i kam dërguar Regjistrit Federal për publikim njoftimin e bashkangjitur ku thuhet se urgjenca kombëtare në lidhje me Ballkanin Perëndimor e shpallur me Urdhrin Ekzekutiv 13219 të datës 26 qershor 2001, sipas të cilit janë ndërmarrë hapa shtesë në Ekzekutiv, tek Urdhri 13304 i 28 majit 2003, i cili u zgjerua në fushëveprimin me Urdhrin Ekzekutiv 14033 të 8 qershorit 2021 dhe do të vijojë të mbetet në fuqi përtej 26 qershor 2022”! Në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë lidhur me vendimin e fundit të Presidentit Joseph R. Biden , siç dihet Urdhri ekzekutiv ka të bëjë me bllokimin e pronës dhe pezullimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara të personave të caktuar që kontribuojnë në situatën destabilizuese në Ballkanin Perëndimor.

President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes vendimit në fjalë, zgjeroj fushën e emergjencës kombëtare të deklaruar në Urdhrin Ekzekutiv 13219 të 26 Qershorit 2001 (Bllokimi i Pronës së Personave që Kërcënojnë Përpjekjet Ndërkombëtare të Stabilizimit në Ballkanin Perëndimor) , ndryshuar me Urdhrin Ekzekutiv 13304 të 28 majit 2003 (Përfundimi i Emergjencave në lidhje me Jugosllavinë dhe Modifikimi i Urdhrit Ekzekutiv 13219 të 26 Qershorit 2001).

Urdhri në fjalë, ishte nxjerrë për shkak se në territorin e ish Republikës Federale të Jugosllavisë dhe Republika e Shqipërisë (Ballkani Perëndimor), gjatë dy dekadave të fundit, përfshirë minimin e marrëveshjeve dhe institucioneve të pasluftës pas prishjes së ish Republikës Federale Socialiste të Jugosllavisë, korrupsioni dhe krimi i organizuar të përhapur brenda qeverive dhe institucioneve të ndryshme në Ballkanin Perëndimor, pengojnë progresin drejt qeverisjes efektive e demokratike dhe integrimin e plotë në institucionet transatlantike. Prandaj vendimi i lartcekur ishte i nevojshëm sepse gjendja në këto vende, përbën një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara”, thuhet në vendimin presidencial të vitit të kaluar i cili vazhdon edhe pas 26 qershorit të këtij viti e tutje.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".