Lexoni edhe:
Kosovës i duhen njerëz autonom , të guximshëm më qëndrime dhe veprime për të ardhmen e shtetit
Shkruan: ANALISTI: Muhamet Kelmendi
Ka kohë që është konstatuar se në sistemin e vendosjes së drejtësisë në Republikën e Kosovës ka shkelje të ndryshme të ligjit në fuqi. Shkeljet bëhen si në sistem të luftimit dhe të dënimit të krimit, ashtu edhe në mekanizmat mbikëqyrës të sistemit, në KPK dhe në KGJK. Shkeljet e mëdha e kanë vënë në lëvizje tërë mekanizmin e shtetit. Këtej kemi edhe veprimet në drejtim të nxjerrjes së Ligjit mbi VETTING. Ky fakt ka vënë në lëvizje edhe KGjK-në.
Për të parandaluar VETTING-në nga KGJ i Kosovës u formua një komision për të parë performancën e gjyqtarëve. Mirëpo, në fakt ky veprim i KGJK-së nuk e ka këtë qëllim, sepse ky komision përbëhet nga njerëzit e KGJK-së apo nga gjyqtarët dhe vendoset po kështu nga ky këshill. Me këtë nuk priten vendime adekuate konformë ligjit në fuqi. Kjo, sepse vetë KGJK është me dyshim të lartë dhe nga VETTINGU kërkohet të shqyrtohet. Përkatësisht, pengesë dhe fakt i mos zbatimit të ligjit në të gjitha instancat e gjyqësorit në Kosovë është vetë KGJK. Këtu duhet të filloj VETTINGU.
Në pozitë më të mire nuk është as KP i Kosovës. Nga prokurorët varen sukseset dhe mossukseset nëpër gjykata. Pa një prokurori profesionale, të moralshme dhe të varur nga ligji nuk ka mundësi, sado profesionale të jetë gjyqësori, të nxjerri vendime nga gjykatat adekuate me veprën e bërë. Kërkohet që të dy këto mekanizma të jenë profesionale, jo të korruptuara dhe të kenë moral njerëzor e shtetëror. Edhe këtu lypset të kemi VETTING. Si KGJK, ashtu edhe KPK, kërkohet ti nënshtrohen VETTING-të. Nuk ka mundësi pushteti ekzekutiv dhe ai gjyqësor të kontrollojnë punën e tyre. Ato këshilla gjyqësor dhe ai prokurorial mundë të bëjnë akrobacione me komisione, por pushteti ligjor kërkohet të veproj me VETTING. Pa këtë nuk shërohet i tërë sistemi i drejtësisë në Kosovë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".