Lexoni edhe:
Të gjitha shtetet e pa zhvilluara po “eksportojnë” kriminel në vendet e Bashkimit Evropian
Shkruan: ANALISTI: Hajrullah Tërnava
Paralajmërimi për procedimin pa vonesë të Vettingut në Kuvend është sinjal serioz se me në fund shteti i Kosovës po reformohet në të mirë, për luftimin e të gjitha të këqijave që janë bërë deri me tani, gjë që këtë veprim të shtetit tonë do e vlerësojnë edhe shtetet e BE-së, dhe së shpejti mbas jetësimit të këtij ligji, edhe Kosovës do i hapen rrugët drejtë shteteve të BE-së dhe institucioneve ndërkombëtare sikur që janë OKB, NATO dhe INTERPOL.
-Tani qe një kohë të gjatë dhe të tërë shpesh është diskutuar për ligjin e Vettingut, dhe populli me padurim është duke e pritur miratimin e tij. Qytetarët janë të interesuar që sa më parë ky ligj të miratohet dhe fillon të zbatohet nëpër institucionet e shtetit tonë, dhe njëherë e mirë të spastrohen ato institucione nga ato veprime të kriminalizuara që e kanë lënë mbrapa dhe e kanë etiketuar me damkë të zezë këtë shoqëri kosovare të izoluar e të getoizuar deri në këtë masë. Për këtë pasoje Kosova është deri më sot shteti më i izoluar në botë. Rruga e vetme e daljes nga izolimi është lufta pa kompromis kundër krimit.
Vetë shteti me ato veprime të spastrimit që do ti ndërmerr, pas miratimit të ligjit Vetting, në të ardhmen do ti përngjaj një shteti të avancuar dhe modern. Shpresat janë që muaji i tetorit do të jetë muaj i fillimit të ndryshimit të madh në drejtësinë e Kosovës, pasi që Presidentja Osmani, në takimin e fundit që zhvilloi këtë javë me krerët e institucioneve të drejtësisë, KPK-s dhe KGJK-s, i ka njoftuar ata se pas mbështetjes së marr nga Komisioni i Venecias, pa vonesë do të procedohet në Kuvend për diskutim dhe miratim ligji i Vettingut, zgjidhja e vetme gjithëpërfshirëse e reformimit të thellë dhe profesionalizimit të sistemit të drejtësisë.
Gjatë takimit të përbashkët me ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, dhe Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, z. Jetish Maloku, Presidentja gjithashtu rikonfirmoi përkrahjen e saj për nismën për Vetting dhe reforma në drejtësi, si rruga më e nevojshme dhe e duhur në drejtim të garantimit të një sistemi gjyqësor e prokurorial me integritet dhe profesionalizëm. Sipas Presidentes Osmani, integriteti dhe profesionalizmi i prokurorëve dhe gjyqtarëve në sistemin e drejtësisë është shtyllë kryesore e sundimit të ligjit në vendin tonë.
Në këtë drejtim, veçanërisht tani pas marrjes së dritës së gjelbër nga Komisioni i Venecias, Presidentja ka thënë se Vettingu është ndër proceset reformuese më të rëndësishme në vendin tonë në drejtim të ndërtimit të një sistemi kredibil prokurorial e gjyqësor dhe kthimit të besimit të qytetarëve në drejtësi. Në këtë kontekst, Presidentja u ka bërë thirrje edhe atyre për të bashkëpunuar me institucionet përgjegjëse në zhvillimin e këtij procesi të dobishëm si për prokurorinë ashtu edhe për qytetarët e vendit tonë, nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në grupet punuese duke ofruar sugjerimet e tyre konkrete për avancimin e këtij procesi. Sa më parë tani duhet të jetësohet ligji i Vettingut, sepse vetëm me këtë edhe popullit do ti kthehet shpresa dhe besimi në institucionet e drejtësisë, në sistemin prokurorial dhe gjyqësor, ku duhet të ketë drejtësi e ligjshmëri të përpiktë.
Paralajmërimi për procedimin pa vonesë të Vettingut në Kuvend është sinjal serioz se me në fund shteti i Kosovës po reformohet në të mirë, për luftimin e të gjitha të këqijave që janë bërë deri me tani, gjë që këtë veprim të shtetit tonë do e vlerësojnë edhe shtetet e BE-së, dhe së shpejti mbas jetësimit të këtij ligji, edhe Kosovës do i hapen rrugët drejtë shteteve të BE-së dhe institucioneve ndërkombëtare sikur që janë OKB, NATO dhe INTERPOL.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".