Nuk duhet heshtur, duhet vepruar për pastrimin urgjent të aparatit të shtetit nga njerëzit e korruptuar

Nuk duhet heshtur, duhet vepruar për pastrimin urgjent të aparatit të shtetit nga njerëzit e korruptuar
Nuk duhet heshtur, duhet vepruar për pastrimin urgjent të aparatit të shtetit nga njerëzit e korruptuar

Skender Mulliqi

  • 30 November 2022 - 08:23

Shkruan: ANALISTI - Skënder Mulliqi

Po të kishim një situatë të tillë në një apo dy mandate, por e kemi gjithë pas luftën një situatë kur njeriu ynë, nuk po jeton mirë, kur po i merret e drejta në të mira materiale, dhe kur jetën gjatë ia përcaktoj një klasë abuzive politike, jo tash por moti e ka merituar pensionimin. Na është mbushur i gjitha aparati shtetëror më njerëz të korruptuar të cilët janë duke e zhbërë këtë trohë shteti, e duhet të spastrohet më në fund.

-U bë një kohë prej 22 vitesh duke i kritikuar politikanët në Kosovë. Tashmë gjithçka ka kaluar në ankime të përmasave patologjike. Shumica e intelektualeve si pjesë e kësaj shoqërie po preferojnë heshtjen, duke i kontribuar kështu stagnacionit . Të gjithë kemi mbetur duke u ankuar, të frustruar, të lodhur nga verbalizmat. Shtrohet pyetja ku është populli në diskursin politik? Ende populli nuk e ka kuptuar që politikanët janë persona pa dyshim përgjegjës për shfaqjen e dukurive negative në shoqëri.

Populli dhe jeta politike nëse kemi jetë të mirëfilltë politike, po sillën më inercion karshi korpusit të politikanëve, të cilët janë zhytur në krim dhe korrupsion e keqpërdorime të tjera për 20 vite. Pse është ashtu? A është e mundur që gjendja të ndryshohet pozitivisht? Nëse kemi gjendje qe po zgjatë për dy decenie, atëherë nuk është problem këtu vetëm të klasa politike, por është problem të mos gjetja e mekanizmave të cilat do të kontrollonin, dhe do të sanksiononin mos përgjegjësinë në shoqëri.

Të gjithë konsekuencat po i bartë populli, i cili më shumë po luan rolin e statistit që nuk fletë mirë për Kosovën. Mjaftë është bërë më vetëkënaqësi ! I gjithë ky qëndrim i ngurtë është jo produktiv dhe është i gabuar. Është e domosdoshme ndryshimi i fokusit. Jemi mësuar të flasim për “mjerimin e popullit” si viktima të pa gopësisë politike.

Po të kishim një situatë të tillë në një apo dy mandate, por e kemi gjithë pas luftën një situatë kur njeriu ynë, nuk po jeton mirë, kur po i merret e drejta në të mira materiale, dhe kur jetën gjatë ia përcaktoj një klasë abuzive politike, jo tash por moti e ka merituar pensionimin. Na është mbushur i gjitha aparati shtetëror më njerëz të korruptuar të cilët janë duke e zhbërë këtë trohë shteti, e duhet të spastrohet më në fund. Dhe, detyrimisht vijmë të përfundimi, se përgjegjës për gjendjen jo të mirë faj ka edhe populli, i cili e ka pranuar mjerimin e vet, e ka pranuar nënçmimin. Posaçërisht kanë përgjegjësi segmentet e caktuara shoqërore të cilat edhe e përbejnë mbarë shoqërinë. Secili individ ta pyet vetën së çka ka bëre ai që gjendja të ndryshohet pozitivisht ? Vetëm verbalizmat nuk mjaftojnë.

Duhet të pyesin vetën edhe sindikatat së çka kanë bërë deri më tash në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve? Unë do të thosha së puna e tyre është barazi me një zero të madhe, me shume e instrumentalizuar nga politikat ditore. Dhe, të pyetni të gjithë organizmat shoqërore–politike së prej nga gjithë ky oportunizëm karshi jetës politike në Kosovë? Ku janë dorëheqjet të atyre të cilët i kanë kontribuar kësaj gjendje të pashpresë. Ku është morali politik? Askund.

Këto sikur nuk po eksitojnë në shoqërinë tonë të re, të cilën nuk po e ndërtojmë karshi normave demokratike të sjelljes dhe të veprimit. Të bëhet një analizë e hollësishme e gjithë periudhës së pas luftës, së çka është punuar mirë, e çka nuk është punuar ndershmërisht ? Ka ardhur koha te ndalen hajnit, zhvatjet dhe abuzimet të shumta karshi pronës shoqërore. Duhet këputur zinxhiri i gjithë dukurive negative të cilat nëse nuk bien në suaza të normalitetit, nuk mund të flasim së jemi duke ndërtuar shtet ligjor dhe demokratik.

Është jo produktive të bëhemi vrojtues statikë , kur po na ndodhin gjëra jo të mira në shtetin tonë, e sidomos me Serbinë hegjemoniste. Roli i kësaj opozite nuk është i duhur për momentet delikate nëpër të cilat po kalon Kosova .Nuk justifikohet as pasiviteti i ynë. Mos t’i shigjetojmë vetëm njerëzit e politikës. Nuk janë vetëm ata fajtor. Fajtor dhe përgjegjës për gjithçka që po na ndodhë jemi edhe të gjithë ne! Të gjithë ta ngrisin lartë zërin kur Atdheu dhe kombi janë në pyetje!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".