Kosova nuk guxon të bije në provokimet e politikës zyrtare serbe

Kosova nuk guxon të bije në provokimet e politikës zyrtare serbe
Kosova nuk guxon të bije në provokimet e politikës zyrtare serbe

Agim Bajrami

  • 09 December 2022 - 07:45

Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami

Kosovës, në këto momente nuk i duhet konflikti në veri të vendit,madje kjo nuk është interesi i saj. Shtyrja, e zgjedhjeve është mënyra e duhur që vendimmarrja politike e Kosovës do të duhej ta bënë . Dhuna dhe eskalimi i situatës, në ndonjë konflikt në Veri të vendit i shkon për interes të regjimit politik të Vuçiqit serb.

-Kosova nuk guxon të bije në provokimet e politikës zyrtare serbe, përmes marionetave të bandave kriminale serbe, të instaluara, dirigjuara e të paguara, nga Serbia , për destabilizimin e Kosovës, përmes fajësimit të politikës zyrtare të Kosovës me qëllim që vëmendja ndërkombëtare e fajësisë të spostohet nga Beogradi zyrtar dhe Banjalluka e Republikës Srpska përpara, të kalon tek Prishtina zyrtare, për shkak të aleancave të tyre me Rusinë. Kosovës në këto situata i nevojitet syqeltësia, mençuria, e ftohtësia në vendimmarrje politike dhe gjithnjë në bashkëpunim të ngushtë me SHBA-të e BE-në në raport me Serbinë, kur asaj, Serbisë, mos ti lejohet , të përfitoj nga gabimet eventuale politike të Kosovës.

Në këto momente, Prishtina zyrtare,duhet ti shtyj zgjedhjet, e të përqendrohet në dialogun me Serbinë ,sepse Serbia nuk është e interesuar për kurrfarë marrëveshje me Kosovën ,por ajo është e interesuar për mos arritjen e marrëveshjes,dhe e cila donë te fajëson politikën kosovare, dhe Kosova nuk duhet të bije në provokime e saja të destabilizimi të vendit dhe përfitimi i Serbisë , nga gjendja eventuale destabilizuese.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".