Kompleksiteti i lindjes, ndërtimit dhe zhvillimit të shteteve të reja, çka është njohja dhe anulimi i njohjes?

Kompleksiteti i lindjes, ndërtimit dhe zhvillimit të shteteve të reja, çka është njohja dhe anulimi i njohjes?
Kompleksiteti i lindjes, ndërtimit dhe zhvillimit të shteteve të reja, çka është njohja dhe anulimi i njohjes?

Agim Bajrami

  • 19 January 2023 - 07:39

Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami

Akti i njohjes së një shteti nga shtetet e tjera është, njohja e një shteti të ri dhe i jep atij subjektivitet juridik ndërkombëtar,dhe jo njohja e procesit nëpërmjet të cilit është fituar pavarësia. Kështu ,shtetet e reja në komunitetin ndërkombëtar krijohen si subjekte me të drejta të plota të drejtës ndërkombëtare,e si rrjedhojë e vullnetit dhe miratimit të shteteve tashmë ekzistuese.

A.) Lindja e shteteve të reja:

Një shtet, mund të ndahet në dy apo më shumë shtete(rasti i Austro-Hungarisë,1919; - Dy apo më shumë shtete, mund të shkrihen dhe të bashkohen midis tyre për të krijuar një shtet të vetëm. Një shtet i ri mund të krijohet si rezultat i luftës çlirimtare të një populli të shtypur,çlirohet dhe krijon shtetin e vet. B) Teoria Konstitutive dhe Teoria Deklarative

1.Teoria konstitutive.-Një shtet duhet të ketë: Një popullsi,një një territor ,një qeveri dhe sovranitetin. Në kuadër të sovranitetit , element përbërës konstitutiv i shtetit është njohja nga ana e shteteve të tjera. Akti i njohjes së një shteti nga shtetet e tjera është, njohja e një shteti të ri dhe i jep atij subjektivitet juridik ndërkombëtar,dhe jo njohja e procesit nëpërmjet të cilit është fituar pavarësia. Kështu ,shtetet e reja në komunitetin ndërkombëtar krijohen si subjekte me të drejta të plota të drejtës ndërkombëtare,e si rrjedhojë e vullnetit dhe miratimit të shteteve tashmë ekzistuese.

2. Teoria deklarative:- Shteti ekziston, pavarësisht nëse njihet apo jo prej shteteve tjera (shek.20). Njohja, thjesht e pranimit nga ana e shteteve tjera, e një situate tashmë ekzistente. Një shtet i ri, do ti fitoj kapacitetet ne të drejtën ndërkombëtare, jo si rrjedhojë e miratimit të shteteve tjera ,por si rrjedhojë e një situate faktike të veçantë. Praktika aktuale të shpie tek një pozicion i mesëm midis këtyre dy teorive. Anulimi i njohjes:

Njohja, e bërë njëherë,në rrethana të caktuara mund të anulohet. Kjo është më e lehtë të bëhet për sa i përket njohjes de facto. Në përgjithësi është një pranim paraprak i realiteteve politike, dhe mund të anulohet në përputhje me një ndryshim të faktorit politikë. Njohja de jure ,synon të jetë më tepër një hap përfundimtar dhe është më vështir të anulohet.

Anulimi i njohjes së një qeverie pa njohur pasuesin është një mundësi,dhe kjo ishte rruga e adaptuar,e Anglisë dhe Francës, sa i përket Kamboxhias në vitin 1979. Me adaptimin e politikës së re britanike mbi njohjen, për sa i përket qeverive, pozicioni tani është, se Qeveria e MB as nuk do ta njoh dhe as nuk do ta anuloj njohjen e regjimeve. Njohja si palë kryengritëse:

Njohja si palë ndërluftuese. Në rast lufte civile:

Një pjesë territori nën pushtetin qendror,dhe një pjesë e territorit nën kontrollin e kryengritësve. Një shtet i tretë mund ti njoh kryengritësit si palë kryengritëse dhe mund të hyj me ta me disa marrëdhënie të kufizuara. Në qoftë se edhe pushteti qendror i njeh kryengritësit si palë kryengritëse,ai angazhohet që mos ti trajtojë ata si banditë, po të bien në duart e tij,por si robër lufte. Njohja si palë ndërluftuese: Kur shteti i tretë shef se forcat ndërluftuese janë aq të mëdha sa mund të ekulibrohen me ato të pushtetit qendror. Njohja si komb: Çekosllovakia dhe Polonia, u njohën si kombe në vitet 1917-1918.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".