Lexoni edhe:
Asnjë kompromis për marrëveshje me Serbinë, pavarësia e Kosovës është vulosur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë
Shkruan:ANALISTI - Dardan Grapci
Është shumë absurde dhe e habitshme ankesa e drejtuesve të institucioneve të drejtësisë, KPK dhe KGJK. Lidhur me çështjen e pagave, koeficientet e publikuar nga Qeveria e për të cilët pretendojnë se pagat në sistemin e drejtësisë janë zvogëluar. Ky segment i institucioneve të shtetit është treguar plotësisht i dështuar në luftë kundër korrupsionit e krimit të organizuar, prandaj puna e tyre do të duhej nisur për tu vlerësuar dhe adresuar përgjegjësia, e pastaj për të shikuar kush e meriton që të vazhdon edhe më tutje për të punuar aty në zbatim të ligjit. Dhe sipas cilësisë së punës të vlerësohet, avancohet dhe pastaj edhe paga me kritere profesionale të caktohet.
Jam i mendimit se në këtë rast KGJK dhe KPK është dashur të qëndrojnë krejtësisht jashtë listës për ndryshim të pagave, sepse nëse aktualisht janë duke i marrë këto paga : Kryetari i Gjykatës Supreme – 1785 euro, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor i Kosovës – 1732.5 euro, gjyqtar i Themelores nga 1260 deri në 1396.5 euro, kryeprokurori – 1785 euro, kryesuesi i Këshillit Prokurorial – 1732.5 euro, prokurori nga 1344 deri në 1260 euro, kjo është një kategori që fare nuk është dashur të trajtohet dhe të ri avancohet.
Atëherë shtrohet pyetja se çka po kërkojnë më shumë, duke e ditur që gjyqësori është duke shkuar në amulli të vazhdueshme, derisa fenomenet netaive të pa gjykuara e të pa ndëshkuara, po shkon në rritje krimi e korrupsioni, kurse këta ende po kërkojnë rritje të pagave.
Nuk e di sa janë të informuar gjyqtarët dhe prokurorët se Kosova është i vetmi shtet në Ballkan, ku gjyqtarët dhe prokurorët e kanë pagën mbi 1000 euro. Prandaj ky refuzim i KGJK-së dhe i KPK-s është një skandal dhe këtu qartë po vërehet që këta s’po punojnë për ti mbrojtur interesat e qytetarëve, por si ti mbushin xhepat me para.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".